Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Receta e Dukës: Ja si duhet ta ndryshojmë futbollin shqiptar!

Ashtu siç ishte paralajmëruar është zhvilluar sot tryeza e përbashkët mes Federatës Shqiptare të Futbollit, Qeverisë Shqiptare dhe Presidentëve të klubeve shqiptare të futbollit, për të diskutuar rreth problematikave në sport. Ai që ka folur i pari ishte Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në fjalën e tij ka renditur disa nga problematikat në sport.

Të gjitha këto duhet të minimizohen apo ndalohen. Këto kërkojnë ndryshime në kodin penal, agresorët duhet të ndjiejnë peshën e ligjit me masa parandaluese apo ndëshkuese. Për të ardhur në ditën që policia nuk nevojitet më në stadiume. Klubet e kanë të pamundur financiarisht koston për policinë private”-tha ndër të tjera Armand Duka.

Më tej ai propozoi edhe disa pika, të cilat sipas Armand Dukës, do të përmirësonim zhvillimin e sportit në vend. Ai renditi ndër to formalizmin e klubeve dhe krijimin e lehtësirave fiskale.

 “Prania në këtë takim e Kryeminsitrit, tregon se jemi të ndërgjegjshëm dhe njëzëri për rëndësinë e futbollit. Ai lartëson emrin e një vendi në mbarë botë. Fshf ka hartuar në vitin 2016 një paketë ligjore, të cilat ne besojmë se do ti japin një zhvillim futbollit shqiptar”-tha ndër të tjera Duka, duke renditur pikat:

  1. Nevoja e formalizimit të klubeve profesioniste, duke hequr Tatim-Fitimin për pagat etj.
  2. Lehtësi Fiskale duke bërë zero TVSH-në për investime në sport.
  3. Ndryshime në ligjin për Sponsorizimin në Sport.
  4. Terrenet sportive ti kalojnë në pronësi klubeve sportive pa shpërblim financiar.
  5. Për çdo investim në terrene sportive, qeveria të marrë pjesë me 50 % të vlerës së investimit. 
  6. Nëse do ketë kompani bastesh në të ardhmen, një përqindje e fitimit të tyre të shkojë për sportin.
  7. Ndryshimi për ligjin për sport, duke nisur me ndërhyrjen edhe në kodin penal.

Ai ka folur më tej edhe për rritjen e bashkëpunimit mes Prokurorisë, me qëllim që të shmangen rastet e trukimit të ndeshjeve.

“Kështu do ketë rezultate të ndjeshme për rritjen e cilësisë sportive. Ka nevojë për ndërhyrjen për Prokurorinë e Përgjithshme, që nuk i është përgjigjur deri më sot ftesës së FSHF-së, siç është trukimi i ndeshjeve. Modernizimi kalon nëpërmjet investimeve duke pasur stadiume më të mira. Kjo bën që pjesëmarrja e spektatorëve të jetë më e mirë. Problemet në futbollin shqiptar nuk janë probleme vetëm të sportit”-tha ndër të tjera, Armand Duka.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...