Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Receta e fitores? Guardiola: Pushim, restorante dhe golf! Këtë javë e ka radhën United, pastaj Inter

Me trofeun e Premier League tashmë të koleksionuar, Manchester City dhe timonieri i skuadrës, Pep Guardiola kanë kthyer vëmendjen nga dy finalet e mbetura të këtij sezoni. Fillimisht ajo e FA Cup ndaj Manchester United më datë tre qershor dhe më pas ajo ndaj Inter në Champions League më datë 10.

Por, cila është receta për t’ia dalë mbanë dhe për t’i fituar të dy trofetë? Tekniku spanjoll e ka të qartë teksa shprehet se tashmë skuadra nuk ka nevojë për shumë ngarkesë, por i duhet të çlodhet me lojtarët që janë të lirë të shijojnë ditët me familjen duke praktikuar golf dhe aktivitete relaksuese.

“Nga eksperienca që unë kam, mënyra më e mirë për të përgatitur një finale është të çlodhesh sa më shumë të jetë e mundur. Edhe fizioterapistët me kuzhinierët tanë kanë nevojë për pushim, ka qenë një periudhë shumë stresuese. Ju kam thënë të gjithëve të kalojnë sa më shumë kohë me familjen, të luajnë golf dhe të bëjnë çfarë të duan.

Lexo edhe:

Duhet pak stërvitje dhe pastaj në fushë të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë rrugëtimit. Unë do të qëndroj me familjen time, do të shkoj në restorante të mira, edhe pse nuk do ta harroj futbollin. Tani është koha për t’u relaksuar në aspektin psikologjik dhe në këtë formë, do të jemi në formë për të praktikuar futbollin më të mirë të mundshëm.

I kam unë planet për Manchester United dhe Inter, duhen parë edhe kushtet e secilit futbollist. E kam ndjekur United dhe më ka impresionuar. Fillimisht do të mendojmë për ndeshjen kundër tyre dhe më pas për Inter. Kam studiuar edhe zikaltërit, por United është i pari në rradhë.

“Tripleta” e titujve? Lojtarët e dinë shumë mirë në çfarë pozicioni jemi dhe një mundësi të tillë nuk mund ta kemi çdo sezon”, u shpreh Guardiola.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...