Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Receta e Rummenigges: Ky sezon të mbyllet me çdo kusht, i riu të nisë në dimër!

Të mbyllet ky sezon kur të jetë e mundur dhe ai pasardhës të nisë në dimër. Është kjo receta e Karl-Heinz Rummenigges, për t’i dhënë një zgjidhje këtij sezoni pa ndikuar te kampionatet e vitit të ardhshëm. Drejtuesi i lartë i Bayern Munich në një intervistë për mediat gjermane ka theksuar se është shumë e rëndësishme që ky sezon të luhet deri në fund dhe mos të përfundojë para kohe për të shmangur atë që për klubet do të konsiderohej një katastrofë ekonomike për klubet e futbollit.

“Nëse nuk do të jetë e mundur ta përfundojmë sezonin gjatë kësaj vere, atëherë ideja ime është që kampionatet të përfundojnë deri në fund të shtatorit dhe sezoni i ri futbollistik 2020-2021 të nisë në dimër, pasi në këtë mënyrë edhe lojtarët do të kenë mundësi të bëjnë pushimet e nevojshme dhe do të përgatiten mjaftueshëm për startin e sezonit të ri”, fjalë këto të një eksperti si Rummenigge që mund të kenë shkuar në vesh të UEFA-s, por edhe kjo hipotezë është e vështirë për t’u realizuar pasi verën e ardhshme do të luhet Euro 2020 dhe sezoni 2020-2021 duhet të mbyllet para muajit maj.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...