Ashtu si në garën e parë sezonale në Bahrein, Red Bull ia del të dhurojë shoë edhe Arabinë Saudite. Dy pilotët e skuderisë austriake, Sergio Perez dhe Max Verstappen u renditen respektivisht në vendin e parë dhe të dytë.
Në fakt, gara për meksikanin ishte më e lehtë duke qenë se u nis nga pozicioni i parë dhe e humbi atë vetëm për pak xhiro kur Fernando Alonso mori kryesimin. Megjithatë, në fund ishte Perez që iu gëzua triumfit. Nga ana tjetër, ishte e gjitha një garë në malore për Verstappen. Holandezi u nis nga vendi i 15-të por nisi që në start parakalimet dhe pas futjes së makinës së sigurisë në pistë pas daljes së Stroll, ia doli të përfitonte edhe më shumë pozicione.
Lexo edhe:
- Kombëtare/ Ismajli nuk ia del, Sylvinho gjen zëvendësuesin e tij në Portugali
- Rival amerikan për Kristian Prengën, SuperSport sjell përballjen e zjarrtë
- Betis “fluturon” drejt zonës Champions, Iglesias fiton duelin me Muriqin
- VIDEO/ Gol spektakolar, Bregu frymëzon përmbysjen te Boluspor
Në fund, dy herë kampioni i botës rikuperoi plot 13 pozicione për t’u renditur në vendin e dytë. I treti në podium u ngjit George Russell me Mercedes që tregoi përmirësime nga gara e parë, teksa në vend të katërt u pozicionua veteran spanjoll, Fernando Alonso.
Vetëm vendi i pestë për Leëis Hamilton ndërsa pas britanikut u renditën dy pilotët e Ferrarit, Carlos Sainz dhe Charles Leclerc. Ocon, Gasly dhe Magnussen ishin pilotët që nbyllën 10-tëshen e parë. Gara e radhës zhvillohet në Australi më datë 2 prill.
