Redon Mihana ndërron ekip. Sulmuesi anësor kurbinas është larguar nga Egnatia, por ka mbetur në Superiore, pasi ka firmosur me Kastriotin.
Lajmi ne ka dhënë vetë klubi krutan në rrjetet sociale, ku njofton se Mihana është afrimi i parë i skuadrës në merkaton e janarit. Sulmuesi është bashkuar menjëherë me skuadrën në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm që në ndeshjen e fundjavës ndaj Bylisit.
Lexo edhe
- Më të mirët 2022 “live” në SuperSport/ Të nominuarit për çmimet e FSHF-së
- Flamurtari nuk ndalet në merkato, firmos me një brazilian
- Futbollistët më të shpejtë në botë, Broja “djeg” disa emra të rëndësishëm
- Rebelohet sulmuesi i Evertonit, nuk shkon në stërvitje
23-vjeçari Redon Mihana debutoi në Superiore me Apoloninë e Fierit, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos, ku nuk arriti të shndërrohet në titullar fiks.
Këtë verë Mihana u bashkua me Egnatian, por edhe këtu luajti shumë pak, ndaj edhe vendosi të transferohet te Kastrioti, një tjetër skuadër që do të luftojë për mbijetesë këtë sezon.
