Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Redon Xhixha: Uroj që një ditë të më duan sa Agollin

Redon Xhixha
Redon Xhixha

Redon Xhixha synon që të ndjekë hapat e ish-kapitenit të Kombëtares Ansi Agollit. Sulmuesi kurbinas u transferua vetëm pak ditë më parë në Azerbajxhan te ekipi i Qarabag për shifrën e 550 mijë eurove. Për “Supersport” nga Baku, Xhixha flet tani si një futbollisti i skuadrës azere, duke u treguar besimplotë se mund të arrijë akoma dhe më tepërm.

“Qarabag është një ekip i madh me emër, ka bërë mirë në Europë dhe në kampionatin e Azerbajxhanit dhe zgjodha këtë ekip për të vijuar karrierën time duke dhënë më të mirën e ta kem si trampolinë për në një tjetër skuadër edhe më të madhe. Me punë arrihet çdo gjë,. Duke punuar shumë një ditë do të ndodhë diçka e bukur. Duhet të jesh i përkushtuar dhe të luash e një ditë nëse bën mirë do të vijë momenti, në mos sot do vijë nesër dita kur do ikësh jashtë. Kam sakrifikuar për këtë ditë e shpresoj që të bëj sa më mirë këtu e të vijoj edhe në një ekip tjetër edhe më lart”.

Sulmuesi tregon se në momentin që mësoi për interesimin e Qarabag nuk e mendoi se do të ishte skuadra e tij e ardhshme, ndërsa zbulon se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

Lexo edhe

VIDEO/ Prezantim plot stil, Xhixha zyrtarisht pjesë e Qarabagut

Olsi Rama rrëfen fenomenin “Skuka”: Si e fitoi Partizani bastin e humbur nga Dinamo

Kategoria Superiore/ Shensoi debuton me fitore ndaj Vllaznis, Laçi bind ndaj Kastriotit

“Para ndeshjes me Bylisin më thanë që ka interes Qarabag, ishim në darke me Deliun dhe Ismajlgecin e me shaka u thash. Ngaqë çdo ditë po interesohej nga një skuadër në formë batute u them erdhi dhe një tjetër. Tre orë ose katër orë para ndeshjes mora njoftimin se Qarabag ka bërë ofertën zyrtare dhe pas ndeshjes do ikësh. U emocionova pasi ishte e para lëvizje e ime jashtë Shqipërisë dhe e kam pritur këtë ditë. E para që njoftova ishte familja”.

Familja është padyshim motivi kryesor i 24-vjeçarit e veçanërisht nëna e tij, e cila e ka ndjekur në çdo ndeshje që ka luajtur me Tiranën nga shkallët e stadiumit.

“Kur vjen puna për të folur për mamin janë emocione që nuk di c’të them. Ai është personi që të do akoma pa të parë. Nuk kam çfarë them më tepër. U gëzua shumë dhe u emocionua por dhe u mërzit sepse s’do më ketë aty gjatë gjithë kohës. Familja më ka ndjekur gati çdo ndeshje. Do u mungojë pak stadiumi, por do më vizitojnë këtu, do rrinë të shohin ndonjë ndeshje, por do jetojnë në Shqipëri”.

Sulmuesi është i sinqertë dhe kërkon që një ditë ai të arrijë nivelin e Ansi Agollit, që tek Qarabag e kanë një legjendë.

“Qarabagun e kam njohur nga Ansi Agolli dhe kisha parë që disa ndeshje, por se kisha menduar kurrë se një ditë do luaja këtu. Agollin duan shumë këtu si drejtuesit e tifozët. Shpresoj shumë që një ditë të më duan tifozët sa e duan atë, pasi me sa pash unë , ai është një legjendë e vërtetë.”

Xhixha beson se transferimi në Azerbajxhan do i hapë udhën dhe një ftesë nga kombëtarja në ndeshje zyrtare, me Xhixhën që e konsideron nder dhe privilegj që të vishet kuqezi.

“Nëse do bëj mirë, edhe ftesa do të vijë pasi Qarabag është një ekip që ta jep mundësinë që të promovohesh dhe shpresoj që të bëj sa më mirë e të shënoj sa më shumë gola, ftesën do e pres, pasi është nder dhe krenari që të përfaqësosh ngjyrat më të bukura në botë, uroj shumë që një ditë të vijë ftesa nga kombëtarja dhe për ndeshjet zyrtare”.

Edhe pse tani ka nisur një aventurë të re, Tirana do mbetet gjithnjë një dashuri për Xhixhën, i cili shpreson se në fundin e sezonit do udhëtojë për të festuar me ekipin titullin e radhës të bardhebluve.

“Tirana do jetë gjithmonë një pjesë e zemrës time, pasi është ekipi që më dha mundësinë që të dal kampion e të transferohem jashtë. E kam thënë që do të vit ë ngremë titullin e 30-të. Jam i bindur që Tirana të bëjë të pamundurën të arrijë te titulli por dhe unë që të jem atje të ngremë trofeun.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...