Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Refuzimi i radhës, Bayernit i thotë “jo” edhe trajneri i “Shqiponjave”

Bayern Munich përballet me një tjetër refuzim në lidhje me trajnerin që do të zëvendësojë Thomas Tuchel. Pas emrave si Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick, rekordmenët e Gjermanisë kanë marrë një “jo” edhe nga Roger Schmidt.

57-vjeçari gjerman drejton Benfikën prej verës së vitit 2022. Më parë ka punuar edhe në Holandë (PSV), Kinë (BJ Guoan), Austria (Salzburg). Në vendlindje ka drejtuar Bayer Leverkusen dhe Paderborn.

Lexo edhe:

Dua të qëndrojë te Benfica deri në fundin e kontratës”, theksoi Schmidt, pjesë e “Shqiponjave të Lisbonës” deri në verën e vitit 2026 sipas marrëveshjes së firmosur dy vite më parë.

Për momentin, kandidati kryesor dhe emri që përflitet më shumë për marrjen e drejtimit të Bayernit është Roberto De Zerbi. 44-vjeçari nga Brescia.

Pavarësisht se në më shumë se një rast ka theksuar dëshirën për të mbetur në Premier League, italiani do të ndahet në fundin e sezonit me “Pulëbardhat”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...