Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Refuzoi Barçën për…, zbulohet klubi i ri i Jovic!

FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - OCTOBER 19: Luka Jovic of Eintracht Frankfurt (8) celebrates as he scores his team's seventh goal and his fifth during the Bundesliga match between Eintracht Frankfurt and Fortuna Duesseldorf at Commerzbank-Arena on October 19, 2018 in Frankfurt am Main, Germany. (Photo by Alex Grimm/Bongarts/Getty Images)

Luka Jovic shumë shpejt pritet të veshë fanellën e bardhë të Los Blancos duke u rreshtuar nën urdhrat e Zinedine Zidane në Santiago Bernabeu. Sulmuesi i talentuar i klubit të Eintracht Frankfurt shërbimet e të cilit prej disa kohësh lakmohen me ngulm nga disa prej klubeve më elitare të kontinentit, duket se e ka marrë vendimin e tij për t’u konvertuar në një galaktik. Pasi refuzoi ofertën e Barcelonës dhe la pa vëmendje interesin e Chelseat, Jovic mësohet t’i ketë thënë po propozimit të klubit merengues dhe tanimë siç raportojnë mediat e huaja pritet vetëm zyrtarzimi i këtij operacioni. Fillimisht Reali paraqiti një ofertë prej 50 milionë eurosh për të ndërkohë që klubi i Bundesligës pretendonte 80 të tilla, tashmë  operacioni pritet të mbyllet më një shifër prej 60 milionë eurosh ndërkohë që duke shtuar edhe bonuset mund të arrijë deri në 70 milionë. Kështu këtë verë pritet të mbyllet transferimi i Jovic drejt kryeqytetit spanjoll me madrilenët që do të afrojnë në organikën e tyre një lojtar që konsiderohet si një zbulim i kampionatit gjerman, me Jovic  që numëron këtë sezon 17 gola në 27 impenjimet në Bundesligë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...