Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Refuzoi dy skuadra të mëdha, Alonso shpjegon pse zgjodhi Aston Martin

Fernando Alonso e ka marrë vendimin për të ardhmen.  Ai dha sinjale me të mbërritur në GP të Australisë: “Askush nuk do të diktojë fatin tim, unë gjithmonë zgjedh”.

Në tavolinë kishte propozime nga dy skuadrat më të suksesshme të kohëve të fundit, por Aston Martin e bindi asturianin pas një fillimi ëndrrash në vitin 2023 (tetë podiume, i katërti në Kupën e Botës).

Do të ketë të paktën dy sezone të tjera për Fernandon në F1, 2025 dhe 2026. Për të parën nuk do të ketë ndryshime të mëdha mes forcave, por në të dytin kushdo që merr rregulloret e duhura aspiron të fitojë tituj.

Tregu u përshpejtua në shkurt me lëvizjen e Hamiltonit te Ferrari. Spanjolli nuk po nxitonte me rinovonin, jo deri në verë siç caktoheshin zakonisht afatet e zakonshme të Formula 1. Por Aston Martin kishte frikë se do të shkonte drejt një skuderie të madhe, duke mbetur pa opsione në treg.

Në Japoni doli lajmi se Fernando kishte një ofertë në tryezë nga Aston dhe ishte në dorën e tij të pranonte dhe t’i jepte fund zhurmës. Alonso u tha “jo” dy gjigantëve të F1.

Lexo edhe:

Mercedesi ishte një opsion interesant, pati takime mes Toto Wolff dhe Flavio Briatores muajt e fundit. Skuadra gjermane ofron vetëm kontratë njëvjeçare me opsion për një tjetër. Dhe opsioni është në favor të Mercedesit dhe jo pilotit. Kjo pasi ata nuk duan t’i mbyllin derën italianit Andrea Kimi Antonelli (17 vjeç).

Horner ishte gjithashtu i interesuar, përpara se të udhëtonte në Melburn, për situatën e Alonsos, për ta marrë te Red Bulli. Ai ishte i dobishëm si për të zëvendësuar Maksin, në rast të “arratisjes”, dhe për ta mbështetur atë si shok skuadre në rast rebelimi të brendshëm. Por përsëri, nuk pati sukses.

Kushdo që e njeh spanjollin 42-vjeçar e di se ai nuk do të zgjedhë kurrë alternativën plot kushte.

“Bisedat e tjera ishin të lehta. Tek Aston kishte një dëshirë të qartë për të punuar së bashku. Kjo është arsyeja pse ka qenë e thjeshtë. Ishte më e mira, aty ku u ndjeva më i dashuruar”, shpjegoi piloti.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...