Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Refuzoi faqen e parë të revistës “Playboy”, futbollistja gjermane: Preferoj të performoj në fushë

Futbollistja gjermane, Giulia Gwinn, 24 vjeçe, zbuloi këtë të mërkurë në një konferencë për shtypin se nuk ka pranuar të jetë në kopertinën e edicionit gjerman të revistës “Playboy” para fillimit të Kupës së Botës 2023. “Preferoj të performoj në fushë”, ka komentuar lojtarja e Bayernit.

“Unë e respektoj “Playboy”-n si një botim, por preferoj të prezantohem si futbolliste në fushë. Në përgjithësi, besoj dhe shpresoj se kemi çështje më emocionuese dhe të rëndësishme për të diskutuar, veçanërisht në Kupën e Botës”, vijoi më tej Giulia Gwinn.

Lexo edhe: 

Veç kësaj, lojtarja tha se i kërkoi këshilla trajneres Martina Voss-Tecklenburg, e cila në vitin 1989, kur ishte ende futbolliste, kaloi të njëjtën situatë.

“Mund të kisha fituar 15 000 marka në atë kohë dhe nuk do të kisha pasur asnjë problem nëse do të më fotografonin ashtu. Por unë kisha kaluar disa situata të pakëndshme me prindërit e mi dhe nuk doja t’I mërzitja… Secila lojtare duhet të marrë vendimin e saj, por është më mirë t’i tregosh avantazhet dhe disavantazhet. I duroni dot pasojat? A ju sjellin ndonjë gjë? Nëse lojtarja është në rregull, nuk ka asgjë të keqe”, shtoi trajnerja.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...