Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Refuzoi Manchester United, Dybala “largon” Neymarin nga PSG

Pasi refuzoi ofertën e Manchester United, duke kompromentuar transferimin e Lukakut drejt Torinos, Paulo Dybala ka nisur stërvitjen me bardhezinjtë, nën urdhrat e Maurizio Sarrit, por kjo nuk do të thotë se e ardhmja e tij do të jetë të kampionët e Serisë A.

Përkundrazi, sikurse njoftojnë mediet franceze, Nedved dhe Paritici nuk e kanë braktisur idenë për ta larguar argjentinasin, për të cilin ka interesim serioz nga PSG. Sipas televizionit Canal+, klubi francez ka gati ofertë prej 60 milionë eurosh, shumë që do të rregullonte bilancin e bardhezinjve.

Duke rritur fuqinë likuidese, atëherë Juventusi do të hidhej në sulmin përfundimtar për të siguruar një mes Lukakut, Icardit dhe Pogbasë.

Shitja e Dybalas te PSG do të kishte efekt domino. Parizienët, të detyruar për të rregulluar bilancin do të lejonin largimin e Neymarit te Barcelona. Në fakt, drejtuesit e PSG-së mësohet se ia kanë ofruar “yllin” brazilian Manchester United në formë huazimi, vetëm për të rrëzuar mundësinë që ai të riveshë fanellën “blaugrana”, por “Djajtë e Kuq” e kanë hedhur poshtë këtë mundësi.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...