“Ylli” 20-vjeçar gjerman i Salzburgu, Adeyemi, është vënë në shënjestër të disa prej klubeve më të fuqishme evropiane. Sipas “Bild”, Barcelona, Real Madridi, Liverpooli dhe Interi i kanë bërë oferta joshëse. Janë zhvilluar takime të shumta në Spanjë me përfaqësuesit e lojtarit, megjithatë, sipas gazetës gjermane, 19-vjeçari do të nënshkruajë me Borussian e Dortmundit. Edhe pse ofertën më të mirë e ka bërë Leipzigu, vetëm lojtari ka qenë i vendosur për t’iu bashkuar klubit verdhezi. Dëshira e tij e madhe është të luajë krah Haalandit ose të jetë zëvendësuesi i tij në rast të shitjes së norvegjezit.
Kalimi i Adeyemit nga futbolli austriak në atë gjerman shihet si një hap i madh për ta rivlerësuar, pasi Bundesliga konsiderohet ambienti ideal për ta rritur më shumë si futbollist. Adeyemi është bindur nga prestigji që Borussia ka fituar me rritjen e talenteve të futbollit, zhvillimi i tyre dhe kompromiset që bën kur i shet. Loja sulmuese e Borussias gjithashtu i përshtatet shumë talentit gjerman.
[quiz-cat id=”288388″]
