Sotiris Ninis sërish pa skuadër. Mesfushori ofensiv nga Himara, i cili vite më parë refuzoi kombëtaren shqiptare dhe zgjodhi Greqinë (33 ndeshje dhe 3 gola), ka ndërprerë bashkëpunimin me PAS Janina.
Skuadër që garon në elitën e futbollit grek. Ninis ishte pjesë e Janinës prej janarit të këtij viti. Duke regjistruar nëntë ndeshje dhe asnjë gol.
Lexo edhe:
- Interi e rrit ofertën në 35 milionë euro për Lukakun, “tymi i bardhë”, të hënën
- Presidenti Levy takohet me drejtuesit e Bayernit për Kane, gati oferta e tretë
- Enriko Papa, gol në miqësore për Rizesporin (video)
- Befasohet Bonucci, drejtuesit i komunikojnë vendimin e rëndësishëm
Lojtari ofensiv debutoi me kombëtaren greke në majin e vitit 2008. Ai mbërriti deri te Parma në Serie A, por karriera mori për poshtë më pas.
Dhe kjo është hera e pestë në karrierë që futbollisti i lindur në Shqipëri mbetet pa skuadër.
Ninis ka luajtur më parë edhe me skuadra si Panathinaikos, PAOK, Charleroi, Mechelen, Petah Tikva, Ashkelon dhe Volos.
