Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Refuzova Realin për Milanin, ishte gabimi më i madh i karrierës!”

Jens Lehmann fitoi trofe me Schalke 04, Borussia Dortmund dhe Arsenalin, ndërkohë që veshi edhe fanellat e Milanit dhe Stuttgartit gjatë karrierës së tij. Ish-portieri i njohur gjerman, i famshëm edhe për çmenduritë e tij dhe ndëshkimet rekord me kartonë të kuq, u transferua te Milani në verën e vitit 1998.

Aventura italiane nuk shkoi ashtu siç pritej, shumë shpejt Abbiati i fitoi postin e titullarit dhe në janarin e vitit 1999 Lehmann u rikthye në Bundesliga duke firmosur me Dortmundin. 53-vjeçari ka zbuluar një detaj interesant rreth verës kur firmosi me Milanin, moment për të cilin është penduar.

Pranimi i transferimit te Milanit ishte një gabim i madh. Mbaj mend që atë verë më thirri një drejtues i Realit të Madridit për të mësuar nëse isha i gatshëm të luaja në Santiago Bernabeu, por unë preferova Milanin, pasi Serie A konsiderohej si kampionati më tërheqës dhe ishte më konkurrues sesa La Liga.

Transferimi te kuqezinjtë rezultoi një gabim, unë duhej të kisha firmosur me Realin”, kujton Jens Lehmann, autor i 61 ndeshjeve me “Pancerat” e Gjermanisë. Ai është portieri me më shumë kartonë të kuq në Bundesliga, ndërkohë që i zhvilloi të plota të gjithë ndeshjet e sezonit 2003-2004 me Arsenalin që fitoi Premier League pa pësuar asnjë humbje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...