Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Refuzuan të drejtojnë skuadrën në derbi, Partizani merr vendimin për Sormanin dhe ndihmësit e tij

Klubi i Partizanit ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me trajnerin italian Adolfo Sormani dhe dy ndihmësit e tij, Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia, të cilët kanë drejtuar skuadrën që prej muajit janar të këtij viti.

Lajmi është dhënë para pak minutash nga vetë klubi i kuq nëpërmjet një komunikate zyrtare, ndërsa gjithçka ishte e pritshme, pasi tre italianët refuzuan të drejtojnë skuadrën në derbin ndaj Tiranës të premten në mbrëmje.

Infektimi me koronavirus i disa futbollistëve të partizanit në dy ditët e fundit para derbit, mesa duket trembi italianë, që refuzuan të shkojnë në stadiumin “Air Albania” dhe zgjodhën të qëndrojnë të sigurt në banesën e tyre.

Megjithatë vlen të theksohet se edhe rezultatet e të kuqve nën drejtimin e Sormanit nuk kanë qenë aspak në nivelin e pritshmërive, pasi italiani e mori Partizanin në vendin e dytë të renditjes dhe aktualisht skuadra është thuajse jashtë garës për një ven në zonën europiane.

Sipas njoftimit të klubit të kuq, në tre ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, Partizani do të drejtohet në pankinë nga zëvendës trajneri Reinaldo Kalari, i cili drejtoi ekipin edhe në derbin ndaj Tiranës.

Kjo është hera e dytë që trajneri italian Adolfo Sormani shkarkohet nga pankina e Partizanit, pasi pati drejtuar të kuqtë edhe në fillim të sezonit 2016-2017, kur rezistoi vetëm pak muaj.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...