Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Reginaldo gjen skuadër të re, nënshkruan për…

Ish sulmuesi i Laçit dhe një nga golshënuesit më të mirë të Kategorisë Superiore, Reginaldo i është bashkuar Kukësit. Sulmuesi 28-vjeçar ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me veri-lindorët, të cilëve do t’u bashkohet vetëm ditën e hënë.

Mbetet për t’u verifikuar gjendja e tij fizike, por vështirë se do të përdoret në takimin e parë të turit eliminator të Ligës së Kampionëve, kundër Karabakut.

Reginaldo kishte zgjuar interesin e disa skuadrave, mes të cilave edhe Skënderbeu që kërkonte t’i besonte pikërisht 29-vjeçarit vendin e lënë bosh nga Sowe.

Gjithsesi tani Kukësi do të ketë një alternativë më shumë veç Plakut dhe Harba në vijën e sulmit, për të zëvendësuar vendin e lënë bosh nga Sindrit Guri, që u transferua te Oostende në Belgjikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...