Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Reginaldo “thyen” Hidin dhe çon Kukësin në gjysmëfinale

Ka mjaftuar një gol i Reginaldos në fillim të pjesës së dytë, që Kukësi të mposhtë Teutën minimalisht 1-0 dhe të kualifikohet për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, skuadra e Ndreut menaxhoi mirë lojën, duke qenë se favorizohej edhe nga rezultati i ndeshjes së parë në “Niko Dovana”.

Pas një pjese të parë të vakët, verilindorët zhbllokuan rezultatin në minutën e 61-të, kur Regonaldo shfrytëzoi një asist të Cordeiros dhe arriti të mposhtë portierin e durrsakëve Hidi.

Reagimi i të besuarve të Blendi Shkëmbit nuk ishte në lartësinë e duhur për të vënë në vështirësi prapavijën e Kukësit, duke bërë që të mbetet në fuqi rezultati 1-0, i cili çon verilindorët në gjysmëfinale.

Tirana kualifikim mes drithërimash, eliminohet Partizani

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...