Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Reina po pëson një “thes” me gola, ndaj Sampit Strakosha titullar!

Me 29 gola të pësuar, 4 vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Udineses Lazio është mbrojtja më e tretë më e dobët e Serie A dhe portieri veteran Pepe Reina është vendosur në bankën e të akuzuarve. Duke filluar që nga ndeshja e kësaj fundjave ndaj Sampdorias trajneri Maurizio Sarri mund të vendosë të ulë në stol portierin spanjoll për të rikthyer si portier titullar Thomas Strakoshën i cili në këtë edicion është aktivizuar vetëm në ndeshjet e Europa League.

Ish-portieri i Napolit dhe Milanit ndoshta ka nevojë për pak kohë pushim për të rigjetur veten ndërsa Strakosha është stërvitur mirë gjatë muajve të fundit dhe bëri paraqitje të kënaqshme edhe në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren shqiptare ku ishte titullar. Por edhe nëse rifiton vendin e titullarit te Lazio gjasat janë që Thomas Strakosha të largohet në fund të këtij sezoni nga Lazio kur i përfundon edhe kontrata me bardhekaltrit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...