Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Reja: Duhet të mësojmë të vuajmë, Uzuni na jep frymëmarrje në sulm, Xhaka e Basha…

Edi Reja festoi fitoren e parë në stoli ne Kombëtares Shqiptare, ndërsa pas ndeshjes dha një intervistë për emisionin “Kuqezi” në Supersport, ku analizoi 90-minutëshin e zhvilluar nga kuqezinjtë.

Ndonëse me një përkthim që la shumë për të dëshiruar, tekniku italian vuri në dukje rëndësinë e triumfit, teksa vlerësoi Uzunin, por përsëriti kritikat ndaj mesfushorëve.

Fitorja e parë para publikut shqiptar, që ishte e vuajtur, por në fund vlejnë pikët. Si u ndjetë sot?
Na duhej fitorja dhe e nismë mjaft mirë ndeshjen. E rëndësishme ishte që me lojën që bëmë, arritëm të marrim 3 pikët, pasi djemtë ishin ende pak të zhgënjyer pas humbjes me Islandën, ndërsa me kalimin e minutave shtohej edhe frika.

Pse nuk luajti Xhaka?
Unë kam një grup prej 23-26 lojtarësh, të cilët janë të gjithë të disponueshëm., Ai luajti në Islandë, por sot e lashë pushim, pasi doja të shihja edhe të tjerë. Ai dhe Basha luajtën shumë mirë në Islandë, por duhet t’u japim hapësira të gjithëve.

Do të vijoni të luani me skemën 3-5-2?
Kemi përshtatur skemat në fushë, por ajo që ka rëndësi është të mësohemi të vuajmë. Futbolli është vuajtje dhe nuk vjen asnjë fitore pa vuajtur. Ndaj e theksoj se na duhet të kemi shpirtin e sakrificës dhe vuajtjes, pasi vetëm kështu mund të synojmë fitoren.

A u befasuat nga mënyra se si mbrohej Moldavia?
E njihja mirë Moldavinë dhe e di që nuk zhbilancohen lehtë, ndërsa edhe në ato raste kur gjenim hapësira, nuk arritëm t’i shfrytëzojmë, ndaj na u shtua vuajtja në pjesën e dytë.

Nga cila dyshe sulmuese mbetët më i kënaqur? Balaj-Cikalleshi, apo Sadiku-Uzuni?
Uzuni është në një formë mjaft të mirë dhe ka nivel të lartë teknik, gjë që i jep më shumë frymëmarrje sulmuesit kryesor. Për më tepër, ka luajtur vazhdimisht dhe ka 90 minuta në këmbë, duke na ndihmuar shumë me manovrat. Por ajo që ne vuajtëm është se depërtimi i mesfushorëve, gjë që e bëmë më mirë në Islandë, ku ndoshta kishim më shumë hapësira.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...