Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Reja: E njoh mirë Islandën, Grezda? U largua se kishim pikëpamje të ndryshme!

Edy Reja është gati për debutimin e tij në stolin e kombëtares shqiptare. Trajneri italian në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj përfaqësueses analizoi gjëndjen e kuqezinjëve, kundërshtarin ndërsa thumboi Eros Grezdën i larguar nga grumbullimi i kombëtares pak ditë më parë.

Ju ka mjaftuar koha për të njohur grupin?

Unë në fushë gjatë stërvitjes i kam shprehur lojtarëve filozofinë time të cilën e kanë kuptuar. 15 ditë nuk kanë mjaftuar, në fushë shpresoj të marrim një rezultat të mirë dhe do i jepte besim lojtarëve që filozofia funksionon dhe puna e tyre nuk ka shkuar dëm.

Morali dhe taktika?

Unë pres nga ekipi të jetë i ekulibruar në fushë, të ketë ndjenjën e pjesëmarrjes në të gjitha repartet. Duam të jemi mirë dhe në sulm, dhe jo vetëm të mbrojmë. Të shkojmë në fushë dhe të shohim nëse do jete filozofia ime rezultative apo jo.

Keni pasur kohë të njihni Islandën?

Të gjithë grupin e njoh mirë. Kanë një organizim të mirë në të gjithë fushën. Ata kanë Sigurdsson që është një lojtar shumë i mirë dhe kyç si në teknike dhe në fizik. Ne do të shkojmë në fushë për të bërë ne lojën tonë, nëse do presim lojën e tyre do të bëhen shumë të rrezikshëm.

Ka një çështje Grezda?

Nuk ka një çështje Grezda. Ai ka marrë një vendim të tillë dhe është një përgjegjësi e tij. Kemi pasur pikëpamje të ndryshme. Është në planet tona dhe do të diskutojmë për të ardhmen. Mbi të gjitha ai është shprehur dhe nuk besoj se mund te jem unë pjesë e këtij diskutimi dhe as Federata. Më mirë të mendojmë ndeshjen, pasi është më e rëndësishme. Unë pres të bëjmë një lojë të mirë dhe kjo është më e rëndësishmja. Diskutimi duhet të shtrihet në rang grupi. Janë të gjithë të vlefshëm dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Formacioni?

Këtë nuk e dinë lojtarët, nuk ia kam thënë atyre, kështu që duhet të pritet e nesërmja. Mirë është të dinë ata të parën dhe pasta ju. Me dy sulmues, është një projekt por nesër do të duket çdo gjë.

Avantazhet e Islandës…

Krosimet dhe goditjet standarte do të krijojnë shumë probleme për ekipin dhe unë i kam marrë masat.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...