Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Reja elozhe për Napolin: Është skuadra italiane më e mirë në histori, ecën edhe në Champions

Napoli i këtij sezoni duket një skuadër e pathyeshme në Serie A, me të kaltrit që janë më pranë se kurrë titullit kampion në Itali. Aktualisht të besuarit e trajnerit Luciano Spalletti janë të shkëputur me 18 pikë nga ndjekësit më të afërt, Interi, ndërsa një tjetër veçori e napoletanëve është edhe futbolli spektakolar dhe modern që ofrojnë.

Së fundmi, elozhet për skuadrën e Spallettit vijnë edhe nga ish-trajneri i Shqipërisë, Edy Reja i cili shprehet se Napoli është skuadra italiane më e mirë në histori. Ndër të tjera, Reja beson te Napoli edhe në Champions League duke theksuar se do të mbërrijnë të paktën deri në gjysmëfinale.

Lexo edhe:

“Nuk ishte parë më herët një distancë e tillë në klasifikim, për mua Napoli është skuadra më e mirë italiane në histori. Skuadra e drejtuar nga Spalletti ka dhënë leksione kudo, madje edhe në Champions League. Mendoj se mund të shkojë deri në gjysmëfinale. Më pas mbetet për t’u parë pasi në lojë janë skuadra të mëdha dhe me eksperiencë. Do të varet shumë nga shorti, në garën janë Real Madrid, Manchester City apo Bayern Munich. Megjithatë, Napoli do të thotë të vetën, jam i sigurt.

Kvaratskhelia? E njihja para se të mbërrinte tek Napoli, e kisha studiuar kur isha tek Shqipëria pasi luajtëm miqësore me Gjeorgjinë. E studiova në çdo detaj me analistin Rossi. Është një futbollist i madh, një fenomen me topin në këmbë, nuk mund t’ia marrësh kurrë. Çdo lëvizje e tij është e rëndësishme për skuadrën, ose asiston, ose godet portën”, u shpreh Reja.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...