Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Reja: Gabimet individuale nuk po na ndahen, Broja po kupton vështirësitë e të qenit titullar

Shqipëria humbi “finalen” e saj në Ligën e Kombeve në Izrael, ndërsa trajneri Reja vuri theksin sërish te gabimet individuale, duke deklaruar se lojtarët vazhdojnë të dhurojnë vetë golat, ashtu si në ndeshjet e kaluara.

E nisëm me katër, por u rikthyem sërish me 5. Pse u zëvendësua Balliu dhe pse u rikthyet në skemën tradicionale?
Skuadra dha shpirtin për të fituar sot, por u ndëshkuam sërish nga gabimet individuale. Janë të njëjtat gabime që na kanë ndëshkuar vazhdimisht dhe që i bëmë edhe sonte. Si gjithmonë, e komplikojmë vetë ndeshjen dhe sot dhuruam të dy golat. Po shpresonim për një barazim, që do të ishte një rezultat i mirë, megjithatë nuk kemi kthjelltësinë për të zgjidhur mirë situatat në momente të caktuara. Flasim gjithmonë për të njëjtat gjëra, për të njëjtat gabime, por vazhdojmë t’i përsëritim. Izraeli ishte shumë mirë fizikisht dhe na vuri në vështirësi. Rikthimi te mbrojtja me 5 na dha më shumë ekuilibër, por vendosën gabimet individuale.

Flitet shumë për Brojën, por a është gati të marrë përgjegjësi të mëdha?
Nuk është ende gati dhe duhet të rritet ende. Ka filluar të rritet dhe të përmirësohet, por është vetëm 21 vjeç dhe ka nevojë të piqet. Po e aktivizoj edhe më shumë, për t’i bërë të kuptojë se nuk është e lehtë të jesh titullar. Duhet të jetë më vendimtar, por ka aftësitë e duhura për të krijuar raste goli nga momenti në moment.

Me katër dukej një skuadër më e ekuilibruar. Nga kush prisni që të zgjidhë çështjen e gabimeve individuale?
Me katër kishim pak kohë për t’u përgatitur, ndaj nuk ishte e lehtë. Me pesë patëm tjetër ekuilibër, pasi e njohim më mirë si skemë. Më vjen keq pasi krijuam edhe raste, siç ishin ato të Brojës, por edhe një aksion me Hysaj, që shërbeu Uzunin, por Broja nuk e kuptoi që po ia linte topin. Gjithsesi tani duhet të shohim përpara dhe të kërkojmë fitoren ndaj Islandës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...