Kombëtare

Reja: Humbje e pamerituar, skuadra reagoi mirë, por na ndëshkoi edhe gjyqtari

Në intervistën për Supersport pas ndeshjes trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja shprehu gjithë zhgënjimin e tij për humbjen ndaj Islandës, një disfatë e pamerituar për kuqezinjtë, të cilëve sipas Rejas iu mohua edhe një penallti, gjithsesi italiani ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në tërësi.

NDESHJA – “Është për të ardhur keq, pasi e nisëm mirë. 20 minutat e para krijuam shumë raste. Pastaj rendimenti fizik filloi të bjerë. Megjithatë, mund të shënonim, pasi na u mohua një penallti. Ajo që prisnim ne nga goditjet e këndit, nuk sollën atë që ne mendonim. Krijuam shumë raste dhe është për të ardhur keq. Disa episode mund të ishin konsideruar penallti”.

GOLI – “Pavarësisht aftësive të dukshme të lojtarit që dribloi, ne nuk duhet ta lejonim. I iku të parit, të dytit, i treti duhet ta ndalte me doemos. Megjithatë, ishin aftësitë e tij”.

ZËVENDËSIMET – “Ajo që tentova me ndryshimet ishte që të bënim një lojë më të shpejtë. Kaçe është një nga lojtarët më të shpejtë që kemi. Patëm nga fundi dhe disa raste që mund t’i shfrytëzonim më mirë, por nuk ia dolëm”.

RASTET E HUMBURA– “Bëmë një ndeshje të mirë, patëm raste por nuk i konkretizuam. Nëse nuk e bën diçka të tillë, atëherë është problem. U munduam të krijojmë raste, sikurse edhe ata me goditje standarde. Loja do merrte rrjedhë tjetër po të finalizonim. Shënuan ata dhe ia dolën. Na vjen keq”.

SFIDA E ARDHSHME– “Do analizoj ndeshjen, do shoh ata që janë lodhur. Do mundohem të bëj një grup që të jenë gati. Do ketë ndryshime. Më vjen keq që nuk morëm rezultat. Punuam mirë nga krahët. Gjithashtu ishte edhe një penallti për ne, të paktën kështu m’u krijua opinioni im. Nuk isha i kënaqur nga arbitrimi, penalltia ishte e dukshme.

LOJA ME TOPA TE GJATE-“Nuk më pëlqen të luajmë me topa të gjatë. Kam tentuar të luaj poshtë, ia kemi dalë në disa raste ta bënim diçka të tillë. Era ishte kundër nesh pjesën e dt. Kishte disa faktorë që na kuhstëzuan skemën e lojës.”

BALAJ-CIKALLESHI-“Balaj bëri ndeshje të mirë, kthehej edhe në mesfushë. Të dy janë sulmues të fortë fizikisht, ata bënë presing te mbrojtësit. Nuk u shfrytëzuan hapësirat që u morën nga krahët. Në përgjithësi kanë bërë një punë të mirë.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency