Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Reja i shqetësuar, Memushaj, Aliji e Binaku me probleme!

Kombëtarja shqiptare këtë të mërkurë  zhvilloi seancën e rradhës  stërvitore, teksa  gjatë paradites kuqezinjtë  patën zhvilluar një tjetër stërvitje me karakter fizik  që zgjati për rreth 45 minuta. Një pasdite jo edhe aq e qetë për trajnerin Edy Reja i cili shqetësimin më të madh që i ka karakterizuar prej kohësh kuqezinjtë pra dëmtimet janë shfaqur sërish.

Shqetësime fizike për Naser Alijin, i cili gjatë pasdites ka kryer disa ushtrime fizike të lehta veçmas nga pjesa tjetër e grupit, teksa për t’u  vlerësuar më me kujdes  mbetet edhe gjëndja e Ledjan Memushaj i cili gjithashtu është stërvitur i diferencuar duke bërë disa vrapime të lehta rreth fushës , ndërsa stafi mjekësor i kuqezinjve do të japë edhe një përgjigje përfundimtare nëse Memushaj mund të vazhdojë përgatitjet apo do t’i duhet të lerë grumbullimin.

Egzon Binaku një tjetër lojtar  në listën e trajnerit Reja mund të mos i bashkohet ekipit. Mbrojtësi i Norrkoping ka pësuar një dëmtim në pjesën e gjurit dhe një përgjigje përfundimtare do të mund të jepet vetëm pak testeve mjekësore më të detajuara që do të kryejë lojtari, ndërsa gjatë mbrëmjes me kombëtaren do të bashkohet edhe Mërgim Mavraj, teksa Marash Kumbulla po qëndron me ekipin e Veronës për shkak të impenjimeve që ka skuadra e tij në fazën play-off të Serie B.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...