Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Reja: Ibra vendimtar, Milani ka organikën e duhur për të arritur zonën Champions

Milani triumfoi me rezultatin 1-3 në transfertën e vështirë ndaj Napolit dhe rimori kreun e renditjes në Serinë A, duke bindur plotësisht në këtë start të sezonit, ndërsa paraqitja e kuqezinjve është komentuar edhe nga trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja.

“Ardhja e Ibrahimovic ka qenë vendimtare për Milanin, por edhe Pioli ka formuar një skuadër të fortë. Gjiganti suedez është shndërruar në njeriun simbol të skuadrës që luan shumë mirë futboll. Kur humbin topin, ata vrapojnë me shumë këmbëngulje, për ta rikuperuar menjëherë. Kanë organikën e duhur për të arritur zonën Champions, ndonëse do të ishte mirë t’i shtohej edhe pak cilësi”, u shpreh Reja.

Më pas trajneri i Shqipërisë ka komentuar edhe momentin e mirë që po kalon Zlatan Ibrahimovic, i cili ndonëse me 39 vite mbi supe, ka shënuar më shumë se kushdo në këtë start të sezonit dhe po udhëheq skuadrën në krye të renditjes.

“Ibra ka fituar shumë eksperiencë dhe për më tepër tani nuk është më egoist si më parë. Tani luan më shumë për skuadrën, por në aspektin karakterial, nuk besoj se ka durimin e duhur për t’u bërë trajner ndonjëherë”, deklaroi trajneri Reja.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...