Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Reja: Ishim të ngadaltë, shpresoj të ndryshojmë ndaj Francës

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja nuk e fshehu zhgënjimin për barazimin 2-2 ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”, teksa në lidhjen direkte me emisionin “Kuqezi” në Supersport, pranoi se skuadra nuk dha atë që pritej dhe se ishte e lexueshme në lojë.

Një rezultat i papritur, për më tepër ndaj një kundërshtari të dobët dhe që nuk shënonte prej 9 vitesh në transfertë…
Është e vërtetë që nuk e nisëm me këmbën e mbarë këtë ndeshje dhe nuk më pëlqeu qëndrimi i disa lojtarëve në fushë. Prisja më shumë nga skuadra dhe nga lojtarë të caktuar në fushën e lojës sot.

Na shpjegoni pak momentet e golave që pësuam…
Sot u treguam pak mendjelehtë, pasi ana psikologjike peshoi shumë. Në përgjithësi kemi bërë paraqitje shumë më të mira se sa sot, kur ishim shumë të lexueshëm nga kundërshtari. E kishim parashikuar këtë lloj loje të kundërshtarit, ndaj nuk e kuptova rendimentin e lojës tonë.

Mos ndoshta formacioni nuk ishte i duhuri për këtë ndeshje?
Gjasula ishte i skualifikuar, ndërsa Bare rrezikonte skualifikimin me një karton sot, ndaj bëra disa ndryshime, për të menaxhuar edhe më mirë forcat. Megjithatë ndoshta ndryshova disi shumë, por doja të shikoja edhe disa lojtarë që nuk i njihja mirë se çfarë mund të më jepnin në fushë. Më shumë sesa emrat e lojtarëve, më shqetësoi më shumë manovra shumë e lehtë dhe e lexueshme në sulm. Ishim shumë të ngadaltë, pro shpresoj të ndryshojmë në ndeshjen e radhës.

Në media e kishe vlerësuar drejt Andorrën, por duket se lojtarët nuk e kishin marrë si duhet mesazhin…
Gjëja e parë që bëra në fillim të grumbullimit, ishte të tregoja rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe lojtarët e kuptuan, por nuk arritëm të bëjmë gjëra të mira sonte. Ne kemi vuajtur gjithmonë ndaj skuadrave që mbrohen shumë, pasi nuk dimë të zgjidhim situatat në zona të ngushta. Megjithatë shpresoj që të bëjmë më mirë në ndeshjet e ardhshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...