Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Reja: Jam xheloz për Sylvinhon, Shqipëria mund të jetë surpriza e Europianit

Reja: Jam xheloz për Sylvinhon, Shqipëria mund të jetë surpriza e Europianit
Reja: Jam xheloz për Sylvinhon, Shqipëria mund të jetë surpriza e Europianit

Ish-trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ishte një nga të ftuarit e FSHF-së në mbrëmjen gala të futbollit, teksa para ceremonisë, foli edhe për SuperSport, ku rrëfeu emocionet e rikthimit në Shqipëri, por edhe komentoi kualifikimin e kuqezinjve në Europian…

Ndiheni pak xheloz, që Shqipëria është kualifikuar?

Jo, aspak. Ishte një vazhdimësi e punës së nisur disa vite më parë. E gjeta Shqipërinë në një moment pak të vështirë dhe u munduam të ndryshojmë. Edhe kundërshtarët ishin më të fortë, pasi Polonia e këtij edicioni ishte më e dobët se ajo që u përballëm ne. Gjithsesi skuadra është cilësore dhe Sylvinho ka bërë një punë të mirë. Jam shumë i kënaqur që djemtë ia  dolën dhe jam edhe pjesërisht krenar për atë sukses të tyre.

Lexo edhe: 

Sa shanse ka Shqipëria me grupin e Europianit të Gjermanisë?

E kam thënë tashmë në intervista, që kundërshtarët e Shqipërisë duhet të bëjnë kujdes. Është një grup shumë i vështirë dhe të gjithë duhet të kenë kujdes nga Shqipëria, pasi mund të bëjë surprizën. Ja, këtu jam pak xheloz, pasi do të luajnë kundër Italisë, Kroacisë, e Spanjës dhe do të doja të isha. Megjithatë djemtë kanë cilësi dhe jam i sigurt që do të bëjnë një paraqitje dinjitoze.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...