Kombëtare

Reja: Krenar që do jem në inaugurimin e stadiumit të ri, kam ftuar edhe familjen

Menjëherë pasi publikoi listën me 26 futbollistët e grumbulluar për ndeshjet e fundit eliminatore ndaj Andorrës dhe Francës, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja doli në një konferencë për shtyp para gazetarëve shqiptarë.

Tekniku foli për atmosferën para këtyre ndeshjeve, shpjegoi zgjedhjet e bëra dhe konfirmoi se do të vazhdojë gradualisht procesin e rinovimit të skuadrës, ndërsa theksoi se duhet përqendrim maksimal veçanërisht ndaj Andorrës.

Shikojmë që mungon Sokol Cikalleshi, një emër i rëndësishëm për Kombëtaren tonë…
Më vjen shumë keq për Cikalleshin, sepse ka qenë determinant që kur unë kam ardhur këtu, por kemi një organikë të mirë për ta zëvendësuar dhe të gjejmë zgjidhje të tjera. Kemi një emër si Kamberi, që e kemi marrë për herë të parë dhe kemi pritshmëri të larta për ta parë nga afër. Kemi dy ndeshje përpara dhe kam marrë shumë lojtarë, pasi kemi nevojë për të pasur elementë në dispozicion, për të bërë ndërrimet e duhura.

Cili është objektivi i Kombëtares për këto dy ndeshje?
Kemi bërë një rritje konstante, pasi kemi bërë mirë si në Turqi, ashtu edhe në Moldavi, ndaj do të doja të vazhdonim në këtë rrugë. Nuk duhet të mendojmë vetëm për Francën, pasi më përpara kemi Andorrën dhe duhet të përqendrohemi tërësisht aty. Vetëm pasi të mbyllim atë ndeshje, do të mendojmë për Francën, por duhet të theksoj se përqendrimi është shumë i rëndësishëm për ndeshjen me Andorrën, sepse siç e patë edhe me Turqinë, ata humbën vetëm në minutat e fundit.

Sa e vështirë është të merrni rezultat dhe të motivoni lojtarët, kur keni dalë nga objektivat?
E kuptoj situatën, por dua që të krijojmë mentalitetin e të luajturit gjithmonë në maksimum. Nuk dua që në ndeshjen e parë të bjerë përqendrimi dhe të luajmë nën atë që është e mjaftueshme në fushë. Nëse duam të rritemi si skuadër, duhet t’i japim shumë vëmendje ndeshjes me Androrrën. Duhet të tregojmë rritje mentale dhe profesionalizëm. Ndeshja me Andorrën është më e rëndësishme për mua, pasi me Francën motivohen lojtarët edhe nga stadiumi i ri. Andorra është ndeshja më e vështirë nga ana e motivacionit.

A vijon akoma procesi i rinovimit të Kombëtares, pasi keni thirrur vetëm një të ri?
Objektivi ynë i parë është të marrim rezultatet maksimale, pasi kemi detyrimin për të provuar të grumbullojmë 18 pikë. Objektivi ynë do të jetë të fitojmë gjithmonë dhe sa i përket rinovimit, unë vazhdimisht kam thirrur lojtarë të rinj. Kam sjellë Kumbullën e Selahin, por edhe të tjerë do të vijnë. Duhet t’i përfshijmë në skuadër gradualisht, për t’u përshtatur dhe rritur në mënyrën e duhur. Po ndjek shumë lojtarë që janë të ditëlindjes 2001 dhe që do të përfshihen në skuadër gradualisht. Nuk mund të përfshijmë nga fillimi më shumë se një apo dy lojtarë, pasi në të kundërt do të rrezikojmë shumë. Nëse do të mbetem edhe pas këtyre ndeshjeve, do të vëmë pikat mbi “i” për të ecur me një strategji të qartë, që nuk mund të bëhet me një vit, por që do të ngrejë ndjeshëm nivelin e Shqipërisë.

Do të luani ndeshjen e parë në stadiumin e ti. A ndjeheni i privilegjuar? Sa mund të ndikojë ky stadium në rezultatet e ndeshjeve që do të luhen aty?
Është një emocion mjaft i bukur për mua, që do të kem fatin të debutoj në këtë stadium dhe jam i sigurt që De Biazi e Panucci do të jenë xhelozë për këtë fakt. Kam ftuar vajzën dhe gruan që të vijnë në Tiranë për këtë sfidë. Besoj se stadiumi i ri do të na japë një motivim ekstra dhe një stimul të madh për të marrë rezultatet që duam. Shpresoj që ky stadium të jetë kartëvizita për të dhënë një imazh të Shqipërisë së re dhe rritjes.

Si qëndron situata me risinë e listës, Florian Kamberi?
Duhet pak kohë për të plotësuar dokumentet dhe për ta pajisur me pasaportë, por besoj se të hënën ose të martën do të kemi sistemuar këtë situatë. Nëse do të jetë në rregull me letrat, do të luajë në njërën prej ndeshjeve, ose në të dyja për disa minuta, pasi dua ta shoh edhe nga afër. Megjithatë kemi edhe alternativa të tjera si Taulant Seferi e Mtyrto Uzuni. Ky i fundit është rikthyer në Kombëtare, ndërsa Seferin për fat të keq nuk pata mundësi ta aktivizoj në grumbullimin e kaluar. Kam 26 lojtarë në listë dhe do të bëj zgjedhjet e mia për formacionin, stolin e tribunën. Kemi rikthyer Xhakën e Ndojin, me këtë të fundit që vjen pas një dëmtimi dhe duam at shohim si është gjendja e tij. Xhaka ka qenë vazhdimisht pjesë e jona, ndonëse mungoi herën e fundit.

Publikisht ju dhe FSHF keni konfirmuar vullnetin për të rinovuar kontratën. Çfarë do të kërkojë Reja dhe çfarë pret t’i kërkojë Duka, për të zyrtarizuar rinovimin?
Nuk ka shumë detaje për t’u sistemuar, ndërsa sa i përket objektivit, është që të rritemi në mënyrë të vazhdueshme nga ndeshja në ndeshje. Ne kemi folur vazhdimisht për projektet për të ardhmen dhe jemi në një mendje me Federatën, që kohët e fundit po investon për të ardhmen, duke ndërtuar stadiumin, zyrat e reja dhe departamente të tjera që po krijohen për të punuar me profesionalizëm dhe për t’u afruar me federatat më të mëdha europiane. Unë kërkoj nga stafi im profesionalizëm maksimal. Aktualisht po ndjekim 15-vjeçarë me prindër shqiptarë, që luajnë nëpër Europë e botë dhe ndiqen nga skuadra të mëdha. Duam të jemi në kontakt të vazhdueshëm me talentet që mund t’i bëjmë tanët. Këtë herë e humbëm kualifikimin për shumë pak, sepse do të kishim hapur llogaritë në grup, po të kishim fituar në Turqi, ku i patëm mundësitë, por nuk patëm fatin me vete. Kjo tregon se kemi pasur një rritje mjaft domethënëse, që na jep shpresë për të synuar objektiva të mëdha. Përfitoj nga rasti të bëj edhe në apel për tifozët shqiptarë, që të vijnë në stadium për ndeshjen me Andorrën, pasi më kanë thënë që interesi është i ulët. Dua t’i ftoj të gjithë të na japin mbështetjen e tyre në këtë moment vendimtar.

Mund të jetë takimi me Andorrën një mundësi për të parë një Shqipëri me fytyrë ndryshe, me elementë të rinj në formacion?
Unë kam shumë lojtarë në dispozicion dhe në këndvështrimin tim, janë të gjithë të të njëjtës vlerë. Do të duhet të presim të mbarojnë të gjithë ndeshjet për të kuptuar se në çfarë gjendjeje do të vijnë dhe më pas do të bëjmë vlerësimet e duhura, për të zgjedhur kush do të luajë në njërën dhe kush në tjetër ndeshje. Detyra ime është të zgjedh më të mirët, duke përfshirë të rinjtë gradualisht, pro edhe për të ruajtur ekuilibrat në ekip. Kam nga dy lojtarë për rol dhe do të vlerësoj gjendjen e gjithsecilit, për të hedhur në fushë më të mirët dhe për të synuar fitoren.

Shqipëria ka vuajtur të mposhtë një skuadër në të dy ndeshjet e grupit… A e dini që pezullimin me kartonë e rrezikoni edhe ju?
Unë shpresoj që nuk do të gabojmë, megjithëse është diçka që ndodh në futboll. Duhet që të mos e ulim aspak përqendrimin, pasi futbolli na ka treguar raste ku për një neglizhim, skuadrat kanë humbur edhe tituj kampionë. Unë dua t’i mbaj lojtarët shumë të përqendruar, për të bërë një ndeshje të madhe me Andorrën, pasi me Francën motivohen vetë të gjithë.

Teknikisht, cila është pika e fortë e Andorrës?
Ata luajnë me 4-4-2 dhe mbyllen mjaft mirë, duke mos të lënë shumë hapësira. Kanë lojtarë mjaftueshëm agresivë, që jo vetëm mbyllin mirë hapësirat, por dinë të zbresin rrezikshëm me kundërsulm. E pamë edhe në Turqi, që bënë një ndeshje të mirë dhe vendasit fituan vetëm në minutat e fundit me një gol.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency