Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Reja njeh më mirë organikën, atmosferë pozitive në Kombëtare

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Edy Reja. Grupi i futbollistëve ishte i gjithi në dispozicion të teknikut italian, 10 lojtarët e përzgjedhur prej tij dhe 12 lojtarët e përfaqësueses së 21-vjeçarëve, të cilët janë “huazuar” tek Kombëtarja A për këtë fazë parapërgatitore në kuadër të dy sfidave të vlefshme për “Euro 2020” kundër Islandës dhe Moldavisë.

Seanca nisi me ushtrime të thjeshta izometrike, të cilat ndihmojnë në ngrohjen e muskujve për të shmangur çdo të papritur. Më tej, gjithçka ka vijuar me ushtrimet me top, që kanë qenë edhe epiqendra e stërvitjes, e cila zgjati për rreth 75 minuta.  Ana më pozitive e seancave të para të Edy Rejas është fakti që i gjithë grupi i lojtarëve nuk ka shfaqur probleme fizike, një plagë kjo e cila e ka përndjekur Kombëtaren Kuqezi në periudhën e fundit, me shpresën që nga ana shëndetësore lojtarët te mos shfaqin probleme edhe në të ardhmen.

Ndërkohë, dallohet që nën drejtimin e teknikut 73-vjeçar atmosfera që e rrethon përfaqësuesen është më e qetë dhe kjo pa diskutim ka një ndikim pozitiv në aspektin psikologjik të skuadrës.

Kuqezinjtë do të vijojmë përgatitjet në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërsa të enjten është programuar një konferencë për mediet me dy futbollistë të përfaqësueses, kurse të dielën skuadra do të ketë mundësinë të pushojë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...