Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Reja për Supersport: Duhet të sulmojmë hapësirat dhe të shërbejmë mirë për sulmuesit

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja ka dhënë një intervistë për Supersport, në prag të ndeshjes me Moldavinë, ku ka kërkuar përqendrim maksimal të të tijve, për të përballuar më mirë këtë sfidë.

Italiani vlerësoi rëndësinë e sfidës dhe kundërshtarit, duke theksuar se nuk mund të neglizhohet në raste të tilla, ndërsa tha se pret që lojtarët kuqezinj të përmirësojnë edhe më shumë aspekte të caktuara të lojës, të shfaqura në Islandë.

“Skuadrat kanë të gjitha për t’u konsideruar. Kushdo që të jetë, duhet përballur në mënyrën më të mirë të mundshme, me përqendrim të lartë, pasi ndeshjet nuk janë të lehtë dhe nuk mund të themi që Moldavia është më e dobët se ne. Ne do të kërkojmë të bëjmë më të mirën, duke treguar përqendrim dhe duke u munduar të çojmë përpara ato gjëra të mira që bëmë në Islandë dhe përmirësojmë ato që i bëmë gabim, si depërtimet pa top dhe finalizimet”, deklaroi italiani.

Sulmuesit e Kombëtares Shqiptare nuk shënojnë prej dy vitesh (nëse nuk llogaritet ndeshja me Andorrën), por ky fakt nuk e shqetëson Rejën, i cili për Supersport thotë se përgjegjësi kanë edhe mesfushorët e anësorët, që nuk shërbejnë si duhet.

“Nuk më shqetëson, pasi duket qartësisht që nuk është faji i sulmuesve. Duhet të kemi disa mesfushorë ose anësorë, që dinë të japin topa interesantë, pasi sulmuesit janë në zonë, pro për finalizim, duhen edhe topat e duhur. Duhet të sulmojmë hapësirat pa top, gjë që ne nuk e bëjmë, pasi të gjithë kërkojnë të vihen në zotërim të topit. Duhen sulmuar hapësirat jo vetëm nga sulmuesit, pro edhe nga mesfushorët dhe lojtarët e krahut”, tha trajneri i Shqipërisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...