Featured

Reja: Po shfrytëzojnë gabimet tona, bëmë dhurata ndaj Izraelit! Zoti e di të ardhmen

Trajneri i kombëtares, Edoardo Reja foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Islandës në Air Albania. Tekniku theksoi kombëtarja ka bërë ndeshje të mirë, por penalizohet nga

“E kemi folur shpesh pse nuk po marrim rezultatin, kemi bërë paraqitje të mira në m,iqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë ashtu siç luajtëm  mirë edhe ndaj Polonisë pavarësisht se nuk kemi fituar. Flasim për gabime individuale, kundërshtarët po shfrytëzojnë gabimet tona. E rëndësishme të qëndrojmë të gjithë bashkë, kundër Izraelit bëmë shumë gabime. Ishin dhurata, kur barazuam lamë shumë hapësira për kundërsulm dhe këto nuk duhet të ndodhin kurrë”.

Do të ketë ndryshime në skemë apo emra? “Disa ndryshime do të jetë me siguri sepse bëhet fjalë ndeshje brenda tre ditësh. Shpresoj t’i kem të gjithë në dizpozicion, janë disa lojtarë që në klube kanë luajtur pak dhe në situata të tilla ndihen probleme. Ndikon ngarkesa e madhe, deri nesër do të kemi një panoramë më të qartë për gjendjen e lojtarëve. Duhet të bëj vlerësimet e mia, por mund të ketë ndryshime në modul dhe emra lojtarësh. Ajeti nuk është stërvitur me skuadrën ka qenë i kontraktuar dhe duhet pritur.

Kur pëson demoralizohesh, por nuk duhet të ndodhi sepse është koha e duhur për të rikuperuar. Duhet një organizim i mirë dhe skuadra të ruajë ekuilibrin, kërkuam fitoren dhe lamë hapësira. Është pjesa psikologjike që duhet të ndihmojë lojtarët dhe të kuptojnë se është mundësia për të ndryshuar ndeshjen. Unë mendoj vetëm për nesër me Islandën dhe më pas ka kohë për të menduar, Zoti e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Gjendja psikologjike e lojtarëve? “Ndaj Islandës duhet të jemi sa më në formë dhe të tregojmë sa vlejmë në karakter. Kur humbet një ndeshje duhet të reagosh, të jesh i inatosur, kjo për mua është e rëndësishme. Ndeshjen e parë me Islandën e kam fituar, ndeshjen fundit e barazuam. Luajtëm mirë, mund ta mposhtim. Nëse nuk luajmë me impenjimin e duhur dhe me karakterin e duhur atëherë do të ketë probleme, pastaj shtohen edhe gabimet. Ndaj Islandës duhet të tregojmë karakter sepse ata janë të fortë”, u shpreh Reja.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency