Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Publikohet lista/ Reja ndëshkon 4 futbollistë dhe sjell disa emra të rinj

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Edi Reja ka zbuluar listën me futbollistët që ka vendosur të grumbullojë për tre sfidat e muajit tetor, ndaj Armenisë, Kazakistanit e Lituanisë, të gjitha në transfertë.

Nuk kanë munguar risitë në listën e 75-vjeçarit italian, teksa për herë të parë ka marrë ftesë për të qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare, ish mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka, portieri i talentuar i Bolognës Marco Molla dhe mesfushorët Jon Mersinaj, Enis Çokal e Sherif Kallaku, që më herët kanë qenë pjesë e Shqipërisë U21.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, tekniku ka lënë jastë listës së të grumbulluarve 4 emra të rëndësishëm të kombëtares, si Elseid Hysaj, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi e Odise Roshi, të cilët thyen rregulloren në grumbullimin e shtatorit dhe morën pjesë në fejesën e anësorit fierak.

Kombëtarja Shqiptare do të luajë tre ndeshje gjatë muajit tetor, miqësoren ndaj Armenisë në Yerevan më datën 7 dhe më pas dy transfertat e Ligës së Kombeve, ndaj Kazakistanit më datën 11 dhe ndaj Lituanisë më datën 14 tetor, takime këto që do të transmetohet të gjitha ekskluzivisht në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...