Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Reja publikon listën: Rregullojmë mbrojtjen, synojmë kualifikimin në “Euro 2020”

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, doli në konferencë për shtyp para dy ndeshjeve eliminatore të Euro 2020 me Islandën dhe Moldavinë, ku zbuloi edhe listën e futbollistëve me të cilët do të punojë gjatë grumbullimit për këto ndeshje.

Të grumbulluarit: Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biasin. Janë dhe lojtarët e tjerë që kanë qenë me Panuccin. Më duhet kohë që të bëj vlerësimin e duhur. Kam parë të rinj dhe 4 lojtarë të Partizanit, por janë edhe lojtarë të tjerë që kam parë dhe më pas i kam kthyer. Vrionin e kam parë, por më pas e ktheva, pasi nuk kishte gjendjen e duhur. Duhet durim për këto dy ndeshje që kemi. Tani për tani, kam një listë 35 lojtarë, që unë po i ndjek. Koha është shumë e shkurtër, ndaj vendosa të marr ata lojtarë që kanë qenë më përpara.

Objektivat e Shqipërisë: Objektivin e dini të gjithë, është të arrijmë në Europian. Janë 6 skuadra, 2 të parat kualifikohen. Do të mundohemi të rregullojmë pjesën mbrojtëse e më pas të kalojmë te sulmi. Çdo lojtar duhet ta ketë të qartë objektivin, para se të vijë në Kombëtare. Kam folur edhe me djemtë, lojtarët që vijnë këtu duhet ta ndjejnë këtë skuadër. Shqiptarët që jetojnë jashtë e ndjejnë skuadrën. Futbolli është sport primar këtu në Shqipëri dhe shikoj që janë shumë të lodhur.

Entuziazmi në Kombëtare: Është moment thelbësor. Kam folur me lojtarët dhe kam udhëtuar shpesh për t’i takuar. Ka dëshirë dhe entuziazëm që unë i ndiej. Futbollistët duan të bëjnë më të mirën e mundshme. Ne kemi punuar një javë me futbollistët që kishin përfunduar kampionatet. Falënderoj dhe Partizanin që më dha mundësinë të shoh futbollistët. Lojtarët që kishin përfunduar kampionatin i afrova për t’i mbajtur në aspektin e duhur fizik. Stërvitja e vërtetë do të fillojë sot.

Mungesat në listë: Do t’i shohim të gjithë në vazhdimësi, 11 lojtarë luajnë, nuk mund t’i aktivizojmë të gjithë. Ai që është thirrur në Kombëtare do të jetë krenar, ai që nuk luan do të inkurajojë shokët e skuadrës. Do t’i shoh të gjithë, do shkoj t’i shoh edhe në klubet e tyre. Do të flas me ta dhe do t’i njoh dhe më shumë.

Sqarimi me Lenjanin: Me Lenjanin është qartësuar gjithçka, kam qenë në Zvicër dhe kam folur me të. Lenjani është lojtar ofensiv dhe ndoshta nuk ishte pjesë e skemave të trajnerit Panuccit. Më ka dhënë përshtypjen që ka ardhur me shumë entuziazëm dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë na maksimum. Më vjen keq kur ka probleme mes trajnerit dhe lojtarit. Tani është i disponueshëm. E thashë dhe më përpara që kush thirret në Kombëtare duhet të jetë krenar.

Loja e Shqipërisë: Modulin e bëjnë lojtarët.  Nuk po them se do të bëj lojë sulmuese, le të shohim.
Sa i përket pjesës mbrojtëse, nuk e kam caktuar akoma. Dua që kur të krijohen mundësitë në zonë, të jetë dikush për të shfrytëzuar. Ndeshjen e dytë besoj do t’i kem gjërat e qarta.

Moduli: Kemi mesfushorë që mund të luajmë me skemën 3-5-2. Lenjani e Roshi mund të luajnë, por është Hysaj që nuk është i përshtatshëm për këto krahë. Kur luan me 2 sulmues ke nevojë që skuadra të jetë e ekuilibruar, nuk shkon në sulm pa pasur municione. Do të ekuilibroj skuadrën përtej modulit. Janë lojtarët që duhet të dinë çfarë të bëjmë dhe kjo është e rëndësishme. Kam një 3-5-2 ose 4-3-1-2 që i përafrohet më shumë karakteristikave të ekipit.

Objektivi në dy ndeshje: Firmos menjëherë për 4 pikë, pasi  do t’i jepte besim ambientit. Janë të gjithë të bindur se mund  të bëjë mirë, por rezultati të jep harmoni. Unë dua të kujdesem që kur të nis punën të bëjmë gjëra të rëndësishme.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...