Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Reja tregon situatën e të riut Bajrami: I ndien shumë ngjyrat kuqezi, kjo më pëlqen

Adrian Bajrami është një nga risitë e Kombëtares kuqezi në prag të dy sfidave miqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë. Trajneri Edy Reja shpjegoi se e kishte pasur prej vitesh në fokusin e tij lojtarin e ri të Benfikës, të cilin e vlerëson mbi të gjitha për dëshirën e madhe për të kontribuar për përfaqësuesen kuqezi.

“Lojtarin po e ndjek prej disa vitesh, pasi e kam parë që luante te Benfika dhe është përmirësuar shumë, vetëm se për fat të keq nuk kemi ende pasaportën për arsye burokratike. Uroj që të zhbllokohet situata, pasi është një lojtar me perspektivë të mirë, pastaj është mëngjarash. Ne kemi pak lojtarë për t’i aktivizuar në atë rol, është i ri, por po demonstron cilësi të mira. Pastaj ka një fizik të mirë, do të rritet dhe ca centimetra, ka edhe teknikë të mirë. Tani duhet ta shoh dhe në disa aspekte. Bajrami di të dalë me topin, por duhet ta shohim në garat zyrtare të rëndësishme. Nuk e di nëse do të luajë në këto dy miqësore, por, nëse është mundësia, do ta hedh në fushë, edhe për të parë se sa i pjekur është. Do të doja të nënvizoja dëshirën e tij, për të ardhur te Shqipëria. Fola për të kuptuar idetë e tij dhe më tha: “Mister, unë kam zgjedhur Shqipërinë dhe kjo me pëlqen shumë”. Kur ndien këtë lidhje, me këto ngjyra,  sidomos për kombin… Janë djem që duhen marrë në konsideratë dhe me siguri mund të ndihmojë shumë në të ardhmen Shqipërinë, pasi nëse vjen me këtë interes, është shumë i vendosur në stërvitje. E kam parë sa mirë punon dhe për mua është vlerë e shtuar e të rinjve, që janë për të ardhmen e Shqipërisë.”

 

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...