Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Reja ul Mavrajn në stol: Bëjmë ndryshime dhe mposhtim Islandën

Trajneri Edi Reja doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Islandën, që do të luhet nesër në mbrëmje në “Elbasan Arena” dhe njoftoi se skuadra është gati për të ndryshuar faqe dhe për të lënë pas humbjen në Francë.

Tekniku italian ngulmoi se nuk është problem skema që ai përdor, më shumë sesa interpretimi i saj, ndërsa shtoi se përballë Islandës do të jetë radha e Dermakut që të luajë nga minuta e parë, duke lënë në stol Mavrajn.

Sa e rëndësishme është ndeshja me Islandën?
Kjo do të jetë ndeshja jonë më deccizive, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikuar. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashtë fushë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren.

Pas humbjes në Francë, a keni planifikuar ndryshime në formacion e në rreshtim për sfidën e nesërme?
Në ndeshjen nesër do të luajë Dermaku në vend të Mavrajt, pasi kështu kam menduar se mund t’i përgjigjemi më mirë skuadrës. Unë nuk mendoj se është skema ajo që kushtëzon paraqitjen në fushë, më shumë sesa interpretimi i duhur i saj. Unë preferoj vendosjen 3-5-2, pasi na jep mundësinë të luajmë me dy sulmues përpara dhe të mbrohemi mirë duke sulmuar. Sa i përket Roshit, është shumë i mirë në aspektin sulmues dhe në ndeshjen ndaj Moldavisë u fut mirë në lojë, duke na dhënë edhe fitoren. Ndaj Francës ai pati dy momente shpërqendrimi, më shumë sesa probleme vendosjeje, ndonëse duhet të pranojmë se nuk i shkon shumë përshtat faza mbrojtëse.

Çfarë ka ndodhur me Mërgimin, që nuk do të jetë në fushë nesër? Nuk është mirë fizikisht, nuk bën si duhet detyrën si kapiten, apo thjesht zgjedhje teknike?
Është një zgjedhje teknike, pasi më duhet të vlerësoj të gjithë futbollistët që kam në dispozicion. Mërgimi është shumë i fortë në luftën në ajër, ashtu si edhe Dermaku, por më duhej të bëja një vlerësim të situatës, duke u bazuar edhe te ndeshja e parë dhe mendoj se do të jetë më mirë kështu. Shpresoj që kushdo që të luajë, të ketë motivimin e duhur për të bërë më të mirën.

Ndaj Francës nuk u respektuan detyrat taktike. A keni frikë se kjo mund të ndodhë edhe ndaj Islandës?
Absolutisht jo. Islanda është një kundërshtar me elementë pozitivë, por ne jemi në kushtet që mund t’i mposhtim. Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për sukses, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar ndeshjen e nesërme dhe besoj shumë te fitorja. Ne po mundohemi t’i transmetojmë skuadrës besim dhe ta rritim nga ana mentale e psikologjike. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund ta mposhtim kundërshtarin.

Ndaj Francës keni shkaktuar vetëm 7 faulle. Mendoni se duhet rritur pak më shumë agresiviteti?
Normalisht me Francën u munduam të ishim agresivë, por cilësia e tyre ishte e tillë që na vështirësonte punën. Ata luajtën shpejt dhe qarkullonin mjaft mirë topin, duke mos na dhënë mundësi të kalojmë në dyluftime një kundër një. Megjithatë ne kemi nevojë për më shumë ekuilibër dhe për një presing gradual, si skuadër dhe jo si individë. Patëm defekte me Francën dhe këto i analizuam edhe sot në mëngjes, pro kur vendoseshim mirë, në fushë, tregonim se kishim mundësi të bënim diçka. Në 20 minutat e fundit me Francën pashë disa gjëra të mira dhe pikërisht aty do të duhet të nisemi për ndeshjen ndaj Islandës.

A varet e ardhmja juaj nga ndeshja me Islandën?
Çdo trajner vihet në diskutim pas çdo humbjeje dhe kjo është normale deri diku. Ne kemi një akord me presidentin, stafin dhe grupin, ndaj unë po bëj maksimumin për të rritur cilësitë e kësaj skuadre. Për më tepër, duhet t’ia drejtoni pyetjen presidentit Duka.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...