Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Reja: Xhaka nuk pranoi të vinte, duhet të japim 110% ndaj Andorrës

Trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Andorrës paralajmëroi skuadrën e tij të mos mendojë për ndeshjen ndaj Francës dhe të japin 110% nga vetja për të marrë maksimumin nga kjo sfidë pasi kundërshtari nuk është i lehtë. Italiani i stolit kuqezi foli për mungesat e Xhakës dhe Cikalleshit, si për mundësitë që kanë lojtarët e rinj si Kamberi dhe Seferi për të luajtur.

Mendoni se ndeshja më e “vështirë”, për vetë situatën që ndodhemi, është ajo ndaj Andorrës?
Unë kam një skuadër me djem inteligjentë, që e dinë me siguri vështirësinë që mund të sjellë një ndeshje e caktuar, si kjo ndaj Andorrës. Që ditën e parë ua kam thënë disa herë që pika e referimit është ndeshja me Andorrën, pasi nëse nuk fitojmë aty, nuk ka vlerë më ndeshja tjetër më pas. Duhet të tregojmë se jemi rritur nga ana mentale dhe duhet ta trajtojmë Andorrën me përqendrimin dhe respektin maksimal. Në futbollin e sotëm nuk ka skuadra të lehtë dhe kjo është një ndeshje që duhet përballuar me maksimumin tonë.

Ju mungon Cikalleshi, që ka qenë titullar me ju. Kush mund ta zëvendësojë në ndeshjen me Andorrën?
Cikalleshi ka luajtur gjithmonë me rendiment të lartë, por unë kam një grup lojtarësh, që pak a shumë janë të barabartë në atë që japin. Kemi 5 futbollistë, kemi përfshirë Manajn, kemi Uzunin, risinë Kamberi dhe zgjedhje të ndryshme. Duhet të shoh fillimisht gjendjen fizike të të gjithëve dhe më pas do të bëj zgjedhjet e mia. Nuk dua që të varemi nga prania apo mungesa e një individi, por të luajmë si grup dhe të bëjmë mirë detyrën në fushë. Kemi edhe Seferin e Balajn, pra na bëhen 5 sulmues përpara dhe kemi opsione të ndryshme e të rëndësishme.

Mungesa e Xhakës?
Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen ne Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse ai nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohet”.

Të sulmojmë më shumë me një skemë tjetër?
4-3-3 është moduli im i preferuar, e kam thënë më para, por me 3-5-2 ne kemi dy sulmues qendror. Dy anësorë që sulmojmë dhe dy mesfushor qendre. Kështu që kemi më shumë mundësi të sulmojmë. Nëse nuk ke dy sulmues krahu të shpejtë dhe dy mbrojtës krahu është e vështirë. Është e vështirë, pasi nuk kemi shumë kohë, për të provuar modul të ri. Ndihemi mirë me këtë modul dhe djemtë mund të arrijnë rezultate më të mira. Shpesh mendohem se kur luan me 5 mbrojtësa, je difesniv. Por varet nga filozofia. Lojtarët tanë të krahëve kanë shumë detyra sulmuese. Ky lloj moduli, nuk duhet konsideruar shumë difensiv. Mënyra se si sillemi ne në fushë, tentojmë të sulmojmë më shumë.

Debutimet e Seferit dhe Kamberit?
Që të dy këta lojtarët mund të aktivizohen. Kamberi ka ardhur nga një dëmtim dhe ka bërë një punë të diferencuar. Nëse ai është mirë, do të luajë pasi dua t’i njoh pak më shumë.

Moment i vështirë për mesfushën dhe situata e Xhakës?
Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër., që na lejon të kemi shumë opsione. Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë. Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid. Nëse përmendim Eros Grezdës, më vjen keq, pasi mori ftesën dhe nuk pranoj të vijë. Mbi të gjitha është Shqipëria, rëndësi ka grupi. Nëse dikush mendon se është Mesi, nuk është kështu.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...