Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Reja zbulon negociatat me Dukën dhe komenton përjashtimin e Strakoshës

Ishte në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” mbrëmjen e të premtes dhe Edi Reja u përfol si njeriu më i mundshëm për të marrë vendin e Christian Panuccit, i cili u shkarkuar menjëherë pas takimit me Turqinë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-2.

Tekniku italian 73-vjeçar ka dhënë një intervistë ekskluzive për “cittaceleste.it”, një uebsajt shumë pranë klubit të Lazios, ku ka konfirmuar negociatat me FSHF-në, për t’u ulur në stolin kuqezi.

“Kam folur me Federatën Shqiptare dhe kam kërkuar disa orë kohë për të vendosur. Përgjigja ime varet shumë nga ajo që Kombëtarja Shqiptare do bëjë sonte kundër Andorrës”, tha Reja.

Më pas ish trajneri i Lazios, Napolit dhe Atalantës në kampionatin italian, u pyet edhe mbi vendimin e Panuccit, që la jashtë Strakoshën vetëm se ky i fundit nuk kishte mundur të arrinte në kohë në grumbullim.

“Një vonesë edhe mund të ndodhë, ndaj e kam parë vendimin si të tepruar”, tha Reja.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...