Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rekord abonimesh te Roma, Mourinho dhe suksesi në Tiranë kanë ndezur pasionin verdhekuq

Mbërritja e Mourinhos dhe suksesi historik në “Air Albania”, në finalen e Conference League duket se e ka ndezur më shumë pasionin e tifozëve të Romës për të ndjekur skuadrën e zemrës. Numri i abonimeve për kampionatin e ardhshëm në dy fazat e shitjes ka arritur në 36 mijë, diçka qe nuk kishte ndodhur prej 18 vjetësh.

Në vitit 2004 ka qenë hera e fundit kur janë bërë më shumë se 30 mijë bileta sezonale. Këtë vit, pas 18 majit, janë shitur mesatarisht rreth 630 abonime ditore. Një moment historik mbresëlënës, në vazhdën e pasionit të ndezur të tifozëve sezonin e kaluar. Për të mos folur për netët magjike të Conference League (kulmoi në Tiranë), ku verdhekuqtë kanë ndërtuar themelet e suksesit evropian.

Roma, sezonin e ardhshëm, do të ketë në çdo ndeshje shtëpiake stadiumin gjysmë plot të garantuar nga abonimet. 40% e abonentëve janë nën 25 vjeç

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...