Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Rekord i Kane, feston Tuchel: Bayern i shkëlqyer, ishim shumë lart

Një fitore e thellë e Bayernit në Bundesliga, nuk është diçka e rrallë dhe e veçantë. Bavarezët i përsëritin herë pas here triumfet me goleada në Gjermani.

Njësoj ndodhi të shtunën përballë Bochumit, rival të cilin djemtë e Thomas Tuchel e mposhtën 7-0. Sfidë ku Harry Kane gjeti tregolëshin e parë si bavarez, ndërkohë që dhuroi edhe dy asiste.

Lexo edhe:

7 gola në 5 ndeshjet e para në Bundesliga për bomberin anglez, i cili thyen rekordet e Gerd Muller (1965), Miroslav Klose (2007) dhe Mario Mandzukic (2012).

Trajneri Thomas Tuchel u shfaq i lumtur pas ndeshjes, teksa në analizën e tij deklaroi se çfarë i pëlqeu më shumë nga skuadra.

Jam shumë i kënaqur me qëndrimin e skuadrës dhe mënyrën se si e trajtuan ndeshjen. Hodhëm një hap të qartë përpara. Ne luajtëm drejtpërdrejt dhe me shpejtësinë e duhur.

Ishte një performancë e nivelit të lartë, një paraqitje e shkëlqyer ekipore”, deklaroi trajneri i Bayernit.

Bayern argëtohet me Bochum, Dortmund fiton minimalisht ndaj Wolfsburg

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...