Atletikë

Rekord i ri botëror në 60 metra me pengesa!

Atleti amerikan Grant Holloway thyen rekordin botëror të garës së 60 metrave me pengesa. 23-vjecari nga Shtetet e Bashkuara e ndali kronometrin në 7”29, duke u bërë në këtë mënyrë edhe i pari atlet në historinë e “mbretëreshës së sporteve”, që zbret poshtë kohës 7”30 në garën më të shkurtër me pengesa, në aktivitetet indoor. Bie kështu një ndër rekordet më të vjetër në historinë e këtij sporti në salla të mbyllura, rekord i cili i përkiste atletit të famshëm britanik Collin Jackson. Sprinteri amerikan ishte duke përjetuar një formë të shkëlqyer, madje dy javë më herët, pikërisht më datën 9 shkurt në Lievin të Francës 23-vjecari nga Virginia fiksoi kohën e dytë më të shpejtë në garën e 60 metrave me pengesa në garat indoor. Suksesi më i madh në karrierë për atletin nga Shtetet e Bashkuara përpara këtij rekordi ishte medalja e artë në kampionatin e fundit botëror, që u zhvillua në Katar dy vjet më parë, në Khalifa International Stadium të Dohas, ku Grant Holloway mposhti rusin Sergey Shubenkov dhe francezin Pascal Martinot–Lagarde, për të ndalur kronometrin në kohën 13”10.

Këtë herë gjithcka u arrit në Mitingun e Madridit, në salla të mbyllura në World Indoor Tour, ku Grant Holloway fluturoi për të fiksuar kohën rekord 7”29. Në vendin e dytë u rendit kampioni I botës në salla të mbyllura, atleti britanik Andreë Pozzi me kohën personale më të shpejtë të sezonit 7”51. Rekordi I vjetër në garën e 60 metrave me pengesa në salla të mbyllura ishte vendosur në marsin e vitit të largët 1994 nga ish-atleti I famshëm uellsian Collin Jackson me kohën 7”30. Fillimisht në garat kualifikuese sprinteri nga Shtetet e Bashkuara mbeti vetëm 0,02” larg rekordit 27-vjecar të atletit të mirënjohur britanik, megjithatë 23-vjecari nga Chesapeake duket se e kishte ruajtur më të mirën pikërisht për në finalen e madhe.

Përveç shpërblimit prej 20.000 dollarësh për titullin kampion në World Indoor Tour fituesit e cdo disipline përfitojnë edhe një ftesë për hyrjen e drejtpërdrejtë në kampionatin e ardhshëm botëror të sallave të mbyllura, që do të zhvillohet vitin tjetër në Beograd. Grant Holloway garon në disiplinat e 60, 60 metrave me pengesa, 110 metrave me pengesa, kërcim së gjati si dhe në garën e stafetës në 400 metra.

Në garën klasike të 110 metrave me pengesa në ambjente të hapura rekordi botëror 12” 80 siç dihet mbahet nga bashkëkombasi i tij Aries Merritt, që është vendosur në shtatorin e vitit 2012 në Bruksel, ndërsa Grant Holloëay krenohet në këtë disiplinë me kohën e 18 më të shpejtë të gjitha kohërave, 12”98, të regjistruar në Teksas në Austin afërsisht 21 muaj më parë. Një tjetër aktivitet I rëndësishëm indoor do të startojë pikërisht në Kontinentin e Vjetër javën e ardhshme, bëhet fjalë për kampionatin evropian të sallave të mbyllura, që do të zhvillohet nga data 4-7 mars në Qytetin e Torunit, në Poloni.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency