Kukësi pret Skënderbeun në Loro Boriçi, teksa verilindorët kërkojnë të marrin edhe tre pikët e para për këtë vit duke qenë se në javën e kaluar u mposhtën nga Dinamo. Megjithatë, fakti që luajnë jashtë shtëpisë duket se i ka penalizuar verilindorët ashtu si përgjatë gjithë këtij sezoni.
Kështu, kur duhen edhe 45 minuta për të nisur ndeshja, është regjistruar edhe një rekord i “zi” për stadiumin Loro Boriçi duke qenë se ende nuk është shitur asnjë biletë.
Ndaj, përveç tifozëve të Kukësit, duket se do të mungojnë edhe tifozët korçarë, teksa distanca e largët por edhe i ftohti që ka pushtuar vendin duket se do të pasqyrohet në shkallët e stadiumit.
Ndërkohë, tashmë me fillimin e ndeshjes janë shfaqur edhe tifozët e parë të pranishëm në impiant por që numri i tyre nuk shkon më shumë se 50.
[quiz-cat id=”297408″]
