Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Rekordi i pabesueshëm i Rafael Nadalit që askush s’mund ta thyejë

Që kur Rafael Nadal u rendit në “top-10” në botë më 25 prill 2005, ai kurrë nuk ka zbritur poshtë 10 vendeve të para në renditjen ATP.

Tashmë janë bërë plot 890 javë resht që tenisti spanjoll është pjesë e më të mirëve që numërohen me gishtat e duarve, një rekord që do të zgjasë në kohë dhe që do të jetë i vështirë për t’u thyer.

Në mesin e tenistëve aktivë, Aleksandër Zverev është i dyti në atë klasifikim me 250 javë. Megjithatë gjermani do të dalë së shpejti nga “top-10”, pasi është ende i dëmtuar në kyçin e këmbës dhe do të humbasë 360 pikët e gjysmëfinales së Masters 1000 Paris-Bercy, 500 të turneut të Vjenës dhe 1300 të turneut të Torinos.

Nadal, numri dy i botës, planifikon të rishfaqet nga 31 tetori në Bercy TMS. Në pjesën e fundit të sezonit ai mund të shtojë pikë.

Carlos Alcaraz tani është mes më të mirëve për 25 javë, që nga 25 prilli i kaluar, një ditë pasi u kurorëzua në “Barcelona Open Banc Sabadell”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...