Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Rekordi i rrallë i djemve të Southgate, askush si Anglia në Katar 2022

Anglia fitoi 3-0 ndaj Senegalit dhe në çerekfinalet e Kupës së Botës do të ndeshet me Francën, kampionen në fuqi. Skuadra e Gareth Southgate hasi probleme vetëm në gjysmë orëshin e parë të takimit ndaj kampionëve të Afrikës, por më pas gjithçka u bë më e thjeshtë pas golave të Henderson dhe kapitenit Kane.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i Bukayo Saka, ndërkohë që nënkampionët e Europës kanë vendosur një rekord të veçantë në katër ndeshjet e zhvilluara deri tani në Katar 2022. Asnjë prej lojtarëve anglezë nuk është ndëshkuar me karton të verdhë!

Anglia është e vetmja skuadër që nuk ka marrë asnjë karton në duelet e luajtura ndaj Iranit, SHBA, Uellsit dhe Senegalit! Një statistikë e rrallë dhe lajm i mirë për trajnerin Southgate, i cili do i ketë të gjithë të gatshëm për “finalen” ndaj Francës.

Kujtojmë që dy kartonë të verdhë sjellin pezullimin me një ndeshje, por kartonët zerohen pas fazës çerekfinale të Kupës së Botës, aty ku mungesa në takimin pasardhës ndodh vetëm nëse merret kartoni i kuq.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...