Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Rekordi i veçantë/ 146 ndeshje radhazi si titullar, Flick e preferoi përpara interistit

Hansi Flick la në shtëpi Robin Gosens dhe në vend të anësorit të majtë të Interit zgjodhi të marrë me vete në Botërorin e Katarit Christian Gunter, kapitenin e Freiburgut, ekip që po bën shumë mirë në Bundesliga në dy vitet e fundit.

29-vjeçari ka vendosur një rekord të veçantë me ekipin gjerman. Gunter numron 146 ndeshje radhazi si titullar, duke mos humbur pjesëmarrjen në asnjë sfidë në të gjitha kompeticionet prej 23 shkurtit të vitit 2019!

Ai nuk ka humbur asnjë minutë në sezonin e kaluar dhe në këtë aktual, teksa prej vitit 2017 ka munguar në vetëm dy takime me Freiburgun. Statistika fantastike që kanë ndikuar që Flick t’i dhurojë një biletë në kombëtaren gjermane, me Gunter që do tentojë t’i marrë postim e titullarit David Raum.

Ai ka punuar shumë dhe thirrja në Kombëtare është shpërblimi i duhur për atë që ka bërë. Gunter është një lojtar vendimtar për ne”, deklaroi Christian Streich, i cili qëndron në pankinë e Freiburgut prej vitit 2011.

Gunter u bë pjesë e skuadrës një vit më vonë, deri tani ka veshur 7 herë fanellën e katër herë kampionëve të botës dhe në Katar do të provojë për herë të parë emocionet e një Kupe Bote, kompeticion të cilit shpreson e beson t’i shkojë deri në fund me ekipin e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...