Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Rekordi i Zlatan Ibrahimovic, i vetmi me 7 skuadra të ndryshme në Champions

“Talismani” Zlatan Ibrahimovic, i lindur për të thyer rekorde. Pasi u kthye në fushë në Premier League ndaj Newcastle, pas shtatë muajsh nga dëmtimi që pësoi në fund të sezonit të kaluar, duke hedhur poshtë çdo parashikim, 36-vjecari në takimin mes Manchester United dhe Baselit, u bë futbollisti i vetëm i historisë që ka luajtur në Champions League me 7 skuadra të ndryshme. Zlatan u hodh në fushë në minutën e 74-t, duke zëvendësuar francezin Martial.

Fillimisht është aktivizuar në kompeticionin më të rëndësishëm për klube me Ajaxin e Amsterdamit, më pas me Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG dhë së fundmi me Manchester United. Humbja 1-0 ndaj kampionëve të Zvicrës në këtë rast kalon në plan të dytë, pasi skuadra e Mourinhos thuasje e ka siguruar kalimin në fazën tjetër. Një tjetër rekord ky për një futbolist unik, që nuk ka ndërmend të heqë dorë, pavarërisht problemeve fizike të muajve të fundit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...