Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Rekordi negativ/ Jo vetëm suksese, Jurgen Klopp barazon një juventin

Ku është finalja e radhës? Në Stamboll? Atëherë prenotoni hotelet, do të jemi atje”, deklaroi Jurgen Klopp pas humbjes 1-0 ndaj Real Madrid, duke motivuar lojtarët e tij dhe tifozët e “The Reds”.

Liverpool humbi në pak ditë titullin kampion dhe finalen e Champions League, duke mos hyrë dot në histori si skuadra e vetme angleze që fiton 4 trofe brenda një sezoni.

Skuadra e Klopp triumfoi më parë në Kupën e Ligës dhe FA Cup. Me humbjen në “Stade de France”, trajneri gjerman regjistroi disfatën e tretë në një finale të Champions League.

54-vjeçari nuk festoi përballë Bayern Munchen në 2013 me Borussia Dortmund dhe dy herë ndaj Real Madrid si teknik i Liverpoolit (2018,2022), duke barazuar Marcello Lippin.

Italiani dështoi si trajner i Juventusit në finalet e viteve 1997, 1998 dhe 2003, respektivisht duke humbur përballë Borussia Dortmund, Real Madrid dhe Milan.

Gjithsesi, Lippi mbetet trajneri i fundit fitues me Juventusin në kompeticionin e më të mirëve. Nën drejtimin e tij, bardhezinjtë mposhtën Ajaksin me penallti në finalen e vitit 1996.

Tani e barazon Jurgen Klopp, që pavarësisht kësaj statistike mbetet një trajner fantastik, i cili ka humbur por edhe ka fituar 10 trofe të rëndësishëm në stolin e Borussia Dortmund dhe Liverpool.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...