Laura Muir fitoi titullin e pestë në Kampionatin Evropian në salla të mbyllura, pasi dominoi në finalen e 1500 metrave për femra në Stamboll.
Muir regjistroi kohën 4 minuta, 3 sekonda e 40 të qindat dhe u bë britanikja më e suksesshme në historinë e garës.
Claudia Bobocea e Rumanisë e kaloi e dyta vijën e finishit me me 4:03.76 dhe Sofia Ennaoui e Polonisë u ngjit në shkallën më të ulët të podiumin në “Atakoy Arena”.
Lexo edhe:
- Të shtëna dhe mesazh kërcënues për Messin më Argjentinë
- Camavinga pranë rekordit absolut që mbahet nga bashkëkombësi i tij
- Mehmeti e nis me “këmbë të mbarë” tek Dinamo, Skënderbeu ngec në transfertë
- VIDEO/ Manchester City nuk fal në shtëpi, “presion” Arsenalit
Muir parakaloi ish-sprinterët Colin Jackson dhe Jason Gardener për numrin e titujve evropianë në ambiente të mbyllura.
Pasi kishte garuar në 1 500 m dhe 3 000 m në të dyja paraqitjet e saj të mëparshme në 2017 dhe 2019, skocezja zgjodhi të fokusohej në distancën më të shkurtër në Stamboll dhe u rreshtua në finale si favoritja kryesore.
