Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Renato Arapi paralajmëron rivalët: Teuta, për titull

Në miqësoren me Skënderbeun nuk mundi të ishte për shkak të një dëmtimi, por asgjë nuk e pengon Renato Arapin të shohë përpara bashkë me Teutën e tij. Është kapiteni i skuadrës, një rol që e ndien dhe ushtron me përgjegjësi brenda e jashtë fushe. Pas një 2019 që u mbyll mirë për dursakët, me dy fitore, mbrojtësi bën llogaritë, teksa pret një rinisje “me marsh të pestë” për skuadrën e tij, në kërkim të një 2020 për fishekzjarre.

“Presim shumë, aq me tepër që kalendari na favorizon tani, pasi nga pesë ndeshje 4 i kemi në shëepi, ndaj dhe objektivi ynë është titulli. Natyrisht. nëse ia dalim të bëjmë mirë në këtë segment ndeshjesh të rëndësishme”.

33-vjeçari shprehet i kënaqur me atë që po merr skuadra në këtë minifazë përgatitore, shiriti i kapitenit i lejon ndërkohë të japë edhe një mendim më të pjekur në lidhje më përforcimet në merkato.

“Gjithçka është duke shkuar shumë mirë, jemi stërvitur në kushte komode, janë afruar edhe dy futbollistë, por nga merkato ende presim përforcime.”

Sytë nga sulmuesit, Ide Gomez shpresohet të sjellë më në fund golat në Durrës, ku këto ditë priten edhe dy lojtarë të tjerë, që mund t’i bashkohen grupit.

“Gomez bëri shumë mirë në miqësoren me Besën dhe presim prej tij, megjithatë, të shohim në vazhdim. Nuk presim përforcime vetëm në sulm, pasi lojtarët cilësore janë të mirëseardhur në çdo repart”.

Në mesazhin për tifozët, Arapi është i thjeshtë dhe i sinqertë, një kampionat nga fillimi në fund në lartësinë e ambicieve të Teutës.

“Mesazhi është që të bëjmë një kampionat të madh. Është krijuar ideja se Teuta luan deri në dhjetor, por këtë herë shpresojmë të bëjmë mirë deri në fund, ndaj i thërrasim të na mbështesin në çdo ndeshje.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...