Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Renato Arapi pranë Antaliasporit në Superligën e Turqisë

Renato Arapi është ndër lojtarët më cilësorë që aktualisht nuk ka nënshkruar me asnjë klub. Durrsaku i dha fund aventurës me klubin turk të Bolusporit, ku u aktivizua për dy sezone, madje duke qenë një ndër më të mirët në edicionin e fundit.

Përfaqësuesi i tij prej kohësh është në bisedime me disa klube në Turqi , madje  ka gjetur gjuhën e përbashkët me dy ekipe të Ligës së dytë, megjithatë duket se e ardhmja e 32-vjeçarit do të jetë në Superligën e Turqisë.

Antaliaspori ka shfaqur interes për mbrojtësin dhe negociatat janë në një fazë mjaft të avancuar, aq sa akordi është shumë pranë. Klubi nga qyteti i njohur turistik nuk kërkon më të shpenzojë shifra të larta dhe ka ndërmarrë një fushatë merkatoje të qetë dhe të moderuar.

Sezonin e shkuar “akrepat” arritën të siguronin qëndrimin në Superligë vetëm në javët e fundit. Kujtojmë që tek Antaliaspori u aktivizua për 3 vite i mirënjohuri Samuel Eto’o, përpara se në Janar të këtij viti të transferohej te Koniaspor. Trajneri aktual i bardhekuqve, ish-lojtari i Galatasaray-t dhe i kombëtares së Turqisë, Bulent Korkmaz, ka dhënë aprovimin e tij për afrimin e Arapit, i cili në sezonet e fundit është aktivizuar në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që vetë futbollisti shqiptar është i gatshëm të pranojë të njëjtën pagë që përfitonte tek Boluspori vetëm e vetëm për të provuar për herë të parë një aventurë në Superligën Turke. Për 32-vjeçarin janë interesuar së fundmi dhe Partizani e Flamurtari.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...