Merkato

Renato Sanches do largimin nga Lille, ja klubet që “luftojnë” për të

Renato Sanches i ka idetë e qarta për të ardhmen e tij. Mesfushori deklaroi se tashmë është gati të largohet nga Lille për të provuar një eksperiencë të re. 24-vjeçari ka rigjetur formën e tij më të mirë, pas dështimit te Bayerni në vitin 2016. Futbollisti ishte një nga protagonistët kryesorë në shpalljen e Lilles kampione e Francës vitin e kaluar, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës. Arsenali dhe Milani, sa për të përmendur dy, janë në garë për kartonin e lojtarit.

Sanches është i lidhur me francezët deri në vitin 2023, por ua ka bërë me dije drejtuesve se nuk do të rinovojë kontratën, pasi dëshiron të largohet. Gjatë një interviste, Sanches pohoi se e di që Arsenali dhe Milani kanë shfaqur interesimin e tyre dhe se është i nderuar, por theksoi se ka biseduar me manaxherët e tij dhe se do të vlerësojë ofertën më të mirë për të ardhmen e tij.

 

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency